Kronika 15 July 2026, 14:24 Nga VNA

Amnistia nxjerr nga burgu 14 gra në Pogradec, përfitojnë edhe dy të mitur

Ndaje në Whatsapp

fvvfvdfvdfv.PNG

Katërmbëdhjetë gra, të cilat vuanin dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të grave në Pojskë të Pogradecit, kanë lënë sot qelitë dhe i janë rikthyer lirisë, pasi përfituan nga amnistia.

Shifra është konfirmuar nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga amnistia kanë përfituar edhe dy të mitur.

Sipas të dhënave përfundimtare të raportuara nga IEVP-të, në bazë të ligjit “Për dhënie amnistie”, 553 persona të dënuar kanë përfituar lirim të menjëhershëm, ndërsa 863 të tjerë kanë përfituar ulje të dënimit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme