Kronika 15 July 2026, 10:57 Nga VNA

Klodian Braho flet për dosjen “Aruba”, kush kanë qenë politikanët në takim?

Ndaje në Whatsapp

Gjatë raportimit përpara Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet konkretisht se kush janë politikanët që kanë marrë pjesë në takimin e famshëm në Aruba ku pretendohen takime të grupeve kriminale dhe politikanëve shqiptarë me qëllim pastrimin e parave përmes investimeve në ndërtim dhe tjetërsimit të pronave. 

Ivi Kaso: Dosja ka rrjedhur në media. Minimalisht duhet të bëni publik kush ka qenë në takim, i majtë apo i djathtë, me ose pa mandatin e kryeministrit në xhep. Kryeministri ka thënë që SPAK ti nxjerrë ujin e zi falsifikimit të pronave në bregdet. Praktikisht ju ka thënë të investigoni vetëm falsifikimit, jo kush ka shkuar në takim nga qeveria e kush ka përfituar nga ky takim në kompanitë off-shore? Ju pengon ky komunikim i kryeministrit që ju orienton publikisht se duhet të hetoni në një drejtim jo 360 gradë. 

Klodian Braho: Nuk etiketojmë dosje me emërtime të tilla, por me numra e data. Nuk dua të ndalem tek çështje konkrete, sepse është në hetim. Ju garantoj se në SPAK nuk mund të ndodhë që të jetë një provë në një dosje dhe ajo provë të lihet aty në gjumë e të mos reagohet. Ato që thuhen nuk janë prova. Kur të përfundojnë hetimet institucioni mund të bëjë një transparencë më të plotë. Nuk komentojmë deklarata e asnjë pale dhe asnjë personi. Për SPAK janë të gjithë të barabartë përpara ligjit. 

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme