Kronika 14 July 2026, 15:14 Nga VNA

Vrasja e Renis Dobrës, zgjaten me 3 muaj afatet e hetimit për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

Ndaje në Whatsapp

vfvdfvvd.jpg

Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj afatet e hetimit për vëllezërit Fation, Aleksandër dhe Bushgjokaj, si dhe për Petrit Hoxhaj alias Çakri, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Renis Dobrës.

Gjatë seancës gjyqësore, SPAK deklaroi se nevojitet kohë deri në muajin tetor, me qëllim administrimin e akteve të ekspertimit, si dhe kryerjen e disa veprimeve hetimore shtesë që, sipas organit të akuzës, mendohet se do t’i shërbejnë zbardhjes së çështjes.

Avokati Erjon Kullolli, i cili mbron Fation Bushgjokajn, kundërshtoi kërkesën e SPAK, duke argumentuar se prokuroria ka pasur kohën e nevojshme për të përfunduar të gjitha veprimet hetimore, por ende nuk i ka kryer ato.

Vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha akuzohen se kanë rrëmbyer, vrarë dhe më pas kanë tentuar ta hedhin në liqenin e Shkopetit trupin e pajetë të Dobrës, me qëllim fshehjen e gjurmëve. Dyshohet se motivi i krimit lidhet me përplasjet mes tyre për trafikun e drogës.

Vëllezërit Bushgjokaj, ndërkohë, dhunuan pak javë më parë të pandehurin Petrit Çakri, teksa ai mbahej në kafazin e xhamit në GJKKO, me pretendimin se kishte shpifur ndaj tyre, duke i implikuar në vrasjen e Dobrës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme