Sociale 18 December 2024, 22:46 Nga VNA

 “Albania”, fjala simbol në mediat italiane për vitin 2024

Ndaje në Whatsapp
 “Albania”, fjala simbol në mediat italiane për vitin

Gazetat dhe lajmet në televizionet italiane flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit, por kur kjo ndodh, politika zë shumë hapësirë. Në Raportin e XII të asaj që njihet si “Karta e Romës” një studim për mediat në vendin fqinj, fjala simbolike e vitit 2024 është “Albania”.

Shkak është bërë marrëveshja e Romës me Tiranën për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut. Studimi u prezantua mëngjesin e kësaj të mërkure nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

“Fjala simbol e vitit 2024 është “Shqipëria” e lidhur me marrëveshjen për qendrat për emigrantët jashtë Europës. Ambienti është ai i një krize rregullatore, ku debati fokusohet në legjitimitetin e dekretit në lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe direktivat e Gjykatës Evropiane që ka gjeneruar tensione mes qeverisë dhe autoriteteve gjyqësore” – thuhet në studim.

“Fjalët më të shpeshta në titujt e lajmeve të vitit 2024 pasqyrojnë fokusin tek institucionet politike: “migrant” (631 tituj), “Italia” (201), “Meloni” (199), “BE” (173), “Shqipëria” (135), “Salvini” (123) dhe «qeveria» (112)” – thuhet më tej.

Sipas tij, në faqet e para të gazetave italiane shihet një reduktim prej 42% në mbulimin e çështjes së migracionit. Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi gjatë vitit që po lëmë pas 4511 lajme mbi migracionin (-34% krahasuar me 2023). Në krye është gazeta “Avvenire” me 254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, një mesatare prej 2.9 lajme në ditë, por me një rënie me 17%.

Në 10 muajt e parë të vitit, termi stigmatizues “klandestin” është përdorur 37 herë, ekuivalente me 1% të totalit midis 2013 dhe 2024. Përdorimi i shprehjeve nënçmuese si “jo-BE”, “vu cumprà”, “cigan” dhe “nomad” u ul nga 5% në 2014-ën në 1% midis 2022 dhe 2024. Megjithatë, media vazhdon ta përfaqësojë migrimin si një “krizë të përhershme” dhe të flasë për të me një gjuhë alarmante. Në përgjithësi, pothuajse në gjysmën e lajmeve (48%) mbizotëron ana negative e mikpritjes, ndërsa ajo e virtytshme del me vetëm 32% të lajmeve.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme