Sociale 18 December 2024, 15:19 Nga VNA

Nëna e Martinit në protestë: I thoja bir, ka shumë njerëz që s'duhet t'u zësh besë. Dua drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Nëna e Martinit në protestë: I thoja bir, ka shumë

Sot, një muaj më parë, Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Një tjetër i mitur, shok me Martinin, mbeti i plagosur në këtë ngjarje tronditëse. Pas ngjarjes, qytetarët kanë zhvilluar disa protesta, dhe pikërisht sot ata u mblodhën sërish për të kërkuar drejtësi për Martinin dhe shkolla më të sigurta për fëmijët. Në protestë morën pjesë edhe prindërit e Martinit, Engjëll dhe Florina Cani. Në fjalën e saj, nëna e Martinit tregoi se gjithmonë e kishte këshilluar të birin për t’u kujdesur. “Në bisedat që bëja me të, i thoja: ‘Martin, kujdes biri im, sepse ka shumë njerëz që nuk duhet t’ua kesh besën.’ As sot nuk e di pse u vra Martini. Fëmija im nuk ishte agresiv, e kam rritur me shumë dashuri. Zgjodha të punoja vetëm 4 orë që të isha pranë tij," tha Florina Cani. Ajo bëri thirrje për drejtësi dhe për përgjegjësi institucionale: “Pse nuk dalin të thonë një fjalë? Kanë kaluar 30 ditë që qaj dhe rënkoj. Kërkoj dorëheqje që të na qetësohet pak shpirti. Po na vrasin çdo ditë e më shumë. S’kam frikë nga askush".

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme