Kronika 14 January 2025, 15:34 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës, gjykim i shkurtuar për Alqi Bllakon. Akuzë për korrupsion në dy raste për ish-deputetin

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorit të Tiranës, gjykim i shkurtuar për Alqi

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për përfshirje në aferën e inceneratorit të Tiranës, në lidhje me korrupsion pasiv në dy raste.

Gjatë hetimeve janë konstatuar veprime të kundërligjshme të kryera nga i pandehuri, në kohën kur ai mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. Dyshohet se ai ka përfituar shuma financiare prej rreth 120 mijë euro dhe 7 milionë e 520 mijë lekë për llogari të Vladimir Bezhanit, përfaqësues i shoqërisë koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.

SPAK deklaron se Bllako i ka propozuar Bezhanit të ofronte konsulencë juridike për çështjen e inceneratorit, përpara se të bëhej propozimi i pakërkuar. Po ashtu, Bllako dyshohet se i ka kërkuar Klodian Zotos të punësonte Bezhanin në atë kohë si këshilltar të jashtëm të ministrit Lefter Koka, ndërkohë që Bezhani paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Në seancën e radhës pritet që SPAK të shpallë pretencën për ish-deputetin.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme