Lifestyle 23 July 2025, 08:07 Nga VNA

A janë më të sigurta kremrat mineralë të diellit? Çfarë thotë shkenca

Ndaje në Whatsapp
A janë më të sigurta kremrat mineralë të diellit?

Gjithnjë e më shumë njerëz po kalojnë nga kremrat “kimikë” të diellit tek ata “mineralë”, nga frika për toksicitet, ndotje dhe efektivitet. Por a ka vërtet ndonjë ndryshim?

Ekspertët shpjegojnë se termat krijojnë konfuzion: të gjithë filtrat e diellit janë “kimikë”. Filtrat e quajtur “kimikë” janë organikë (me lidhje karbon-hidrogjen), ndërsa ata “mineralë” (si oksidi i zinkut dhe dioksidi i titanit) janë inorganikë, por të dy llojet janë kimikë dhe mbrojnë ndaj rrezeve UV.

Shumë besojnë gabimisht se kremrat mineralë thjesht “reflektojnë” rrezet, ndërsa kremrat kimikë i thithin ato. Në realitet, kremrat mineralë thithin 95% të rrezeve UV dhe shpërndajnë vetëm 5% të tyre, ashtu si kremrat organikë.

Sa i përket sigurisë, studimet tregojnë se disa përbërës të kremrave kimikë mund të përthithen në gjak, por nuk ka prova se shkaktojnë dëm tek njerëzit. Studimet që kanë ngritur shqetësime janë bërë te kafshët, me sasi shumë më të mëdha se ato që përdorin njerëzit. Për të arritur të njëjtin nivel në trup, një person do të duhej të përdorte krem me oxybenzone çdo ditë për 277 vite.

Ekspertët thonë se të dy llojet e kremrave janë efektivë dhe të sigurt, dhe më e rëndësishmja është të përdoret rregullisht krem mbrojtës ndaj diellit, pavarësisht nëse është “kimik” apo “mineral”.

Video

Gallatasaraji fitoi 2-1 derbin ndaj Fenerbahçes të hënën në mbrëmje, por vëmendjen në rrjet e mori sherri pas përfundimit të ndeshjes. Sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit, në fushë nisi një zënkë mes lojtarëve, ku fillimisht protagonist ishte Guenduzi. Situata u tensionua më tej kur Arçi Braun i Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi i Gallatasarajit u përfshinë në një përleshje fizike. Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u grumbulluan në përpjekje për të ndarë palët. Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia, ndërsa pamjet e përplasjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme