Lifestyle 27 June 2025, 16:48 Nga VNA

Bezos drejt altarit: Dita e dasmës mes luksit, fshehtësisë dhe yjeve botërorë në Venecia

Ndaje në Whatsapp
Bezos drejt altarit: Dita e dasmës mes luksit, fshehtësisë dhe

Pas një jave mes gëzimi dhe protestash, më në fund Jeff Bezos do të martohet. Kjo është fundjava e shumëpritur për miliarderin dhe të fejuarën e tij, ish-prezantuesen e lajmeve Lauren Sanchez. Të enjten në mbrëmje, çifti priti rreth 200 të ftuarit e tyre për një “recepsion” – apo e thënë ndryshe, darkën përgatitore sipas traditës perëndimore për organizimin e dasmës.

Çdo detaj po mbahet në fshehtësi të plotë. Të ftuarve u është ndaluar përdorimi i telefonave për të shpërndarë imazhe apo informacione në rrjetet sociale, ndërsa ekipi i sigurisë është shtuar ndjeshëm. Nga Mbreteresha e Jordanisë, te Kim Kardashian, lista e të ftuarve është më e pasur se një ceremoni gala e çmimeve Oscar.

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, po qëndron prej disa ditësh në Venecia me bashkëshortin Jared Kushner dhe fëmijët e tyre, në pritje të ditës së dasmës. Ndërkohë, varkat taxi përgjatë lagunës janë të gjitha të rezervuara dhe mbrohen nga forcat italiane dhe trupa sigurie të specializuara të ardhura nga SHBA, të kontraktuara personalisht nga Bezos.

Ceremonia madhështore do të zgjasë tri ditë, nga e enjtja deri të shtunën, me rreth 200 të ftuar që do t’i bashkohen themeluesit miliarder të Amazon dhe ish-gazetares për të festuar martesën e tyre pas një fejese dyvjeçare.

Dasma vlerësohet të kushtojë nga 40 deri në 48 milionë euro. Sipas Këshilltarit të Turizmit në Venecia, qyteti pritet të përfitojë mes 20 dhe 30 milionë euro vetëm nga aktivitetet e organizuara, akomodimi dhe qarkullimi i eventeve rreth dasmës gjatë gjithë javës.

Një nga ngjarjet kulmore të dasmës pritet të zhvillohet sonte në ishullin ekskluziv të San Giorgio Maggiore, ku janë marrë masa ekstreme sigurie dhe janë mbyllur pjesë të tëra të qasjes publike në lagunë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se kur çifti do të martohet ligjërisht – ose nëse këtë e kanë bërë tashmë javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara. Zyra e kryebashkiakut të Venecias ka konfirmuar se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për celebrim martese në qytet, çka e bën të qartë se të gjitha festimet në Itali janë të natyrës simbolike dhe ceremoniale.

Në një atmosferë që përzien luksin ekstrem me fshehtësinë totale, Jeff Bezos po i jep fund beqarisë me një nga eventet më të shtrenjtë dhe më të komentuara të vitit.

Video

Gallatasaraji fitoi 2-1 derbin ndaj Fenerbahçes të hënën në mbrëmje, por vëmendjen në rrjet e mori sherri pas përfundimit të ndeshjes. Sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit, në fushë nisi një zënkë mes lojtarëve, ku fillimisht protagonist ishte Guenduzi. Situata u tensionua më tej kur Arçi Braun i Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi i Gallatasarajit u përfshinë në një përleshje fizike. Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u grumbulluan në përpjekje për të ndarë palët. Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia, ndërsa pamjet e përplasjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme