Lifestyle 5 July 2025, 15:55 Nga VNA

Si eksperimentimi me Biosphere 2 ndryshoi mënyrën si e kuptojmë Tokën

Ndaje në Whatsapp
Si eksperimentimi me Biosphere 2 ndryshoi mënyrën si e kuptojmë

Në fillim të viteve 1990, tetë persona u mbyllën për dy vite në një strukturë gjigante të mbyllur hermetikisht në shkretëtirën e Arizonës, me ekosisteme artificiale të Tokës, për të testuar mundësinë e jetesës në një sistem të mbyllur – si provë për kolonitë hapësinore. Ata ushqeheshin me ushqime të kultivuara vetë dhe riciklonin ujin, ndërsa bimët prodhonin oksigjenin që ata merrnin.

Por shpejt gjithçka nisi të shkonte keq. Niveli i oksigjenit ra ndjeshëm, duke shkaktuar sëmundje dhe lodhje, ndërsa CO2 u rrit. Kafshët e nevojshme për polenizim vdiqën, dhe të mbyllurit humbën peshë në mënyrë drastike. Projekti u kritikua dhe u cilësua si dështim.

Sot, ekspertët e shohin Biosphere 2 si një eksperiment me mësime të vlefshme për ekologjinë dhe klimën, duke theksuar rëndësinë e Tokës si një sistem i pazëvendësueshëm. Ambientalistët e shohin projektin si një shembull të guximit për të kuptuar më mirë natyrën.

Biosphere 2, financuar me 150 milionë dollarë nga miliarderi Ed Bass, përmbante pyje tropikale, shkretëtira me mjegull, një oqean me shkëmbinj koralorë dhe ferma për kultivimin e ushqimeve, me sisteme që riciklonin ujin dhe kontrollonin klimën brenda. Por, siç shpjegon eksperti John Adams, përdorimi i tokës së pasur për rritje të shpejtë krijoi një mbingarkesë të baktereve dhe kërpudhave që konsumonin oksigjen, duke nxjerrë në pah rolin jetik të mikrobëve të tokës në ekuilibrin e atmosferës.

Sot, Biosphere 2 është kthyer në një qendër kërkimore ku shkencëtarët studiojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike, duke ndihmuar për të kuptuar më mirë funksionimin e planetit tonë.

Video

Gallatasaraji fitoi 2-1 derbin ndaj Fenerbahçes të hënën në mbrëmje, por vëmendjen në rrjet e mori sherri pas përfundimit të ndeshjes. Sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit, në fushë nisi një zënkë mes lojtarëve, ku fillimisht protagonist ishte Guenduzi. Situata u tensionua më tej kur Arçi Braun i Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi i Gallatasarajit u përfshinë në një përleshje fizike. Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u grumbulluan në përpjekje për të ndarë palët. Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia, ndërsa pamjet e përplasjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme