Bota 2 November 2024, 09:41 Nga VNA

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe pritshmëritë evropiane

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe pritshmëritë

Evropa po përgatitet për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Donald Trump në pushtet, ndërsa rivalja e tij demokrate Kamala Harris mbetet kryesisht e panjohur. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant nga Parisi, shumë evropianë janë të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe ndikimin që mund të ketë mbi të ardhmen e NATO-s, luftën e Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet tregtare dhe të ardhmen e demokracive të tyre.

Shumë evropianë nuk kanë kujtime të mira nga presidenca e zotit Trump.

Në Francë, marrëdhënia që fillimisht ishte miqësore midis Presidentit Emmanuel Macron dhe homologut amerikan, u ftoh shpejt.

Tensionet midis Evropës dhe Uashingtonit u rritën mbi tregtinë, Iranin, ndryshimet klimatike dhe qasjen e zotit Trump ndaj NATO-s.

Nëse kthehet në pushtet, ish Presidenti Trump thotë se do të vendosë tarifa të larta ndaj Evropës, do të kërkojë negociata për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë dhe do të zvogëlojë mbështetjen amerikane për Kievin. Këto qëndrime, drejtuesit evropianë i kundërshtojnë fuqishëm.

Ekziston një ndjenjë se ai është më i ashpër, më radikal dhe më i rrezikshëm. Ka shqetësime për të ardhmen e Evropës, NATO-s dhe mbrojtjen dhe solidaritetin e nevojshëm për tu përballur me Rusinë”, thotë analistja politike franceze Nicole Bacharan.

Bashkimi Evropian njoftohet se po përgatitet për të zbutur ndikimin e mundshëm të një fitore të zotit Trump.

Në të gjithë Evropën, njerëzit janë të shqetësuar.

“Trumpi na frikëson sepse shpreh urrejtje, gënjen dhe ne mendojmë se ai sillet si një despot, si diktator”, thotë banori i Parisit, Herve Villemont.

Analistët thonë se evropianët kryesisht duan fitoren e Nënpresidentes Kamala Harris, për të cilën ata shpresojnë se do të vazhdojë lidhjet transatlantike që u forcuan gjatë administratës së Presidentit Biden.

Megjithatë, analistët thonë se këto lidhje mund të dobësohen pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, pasi prioritetet amerikane po zhvendosen diku tjetër.

“Unë mendoj se një fitore e zonjës Harris do të krijonte një lehtësim të madh në Evropë….Megjithatë, ajo nuk ka thënë diçka thelbësore, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme…Prandaj ajo mbetet deri diku një mister për shumë evropianë”, thotë Gesine Weber nga Fondi Gjerman Marshall.

Ndërkaq ish Presidenti Trump ka disa mbështetës evropianë. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se do të festojë nëse fiton zoti Trump.

Gjuha e ashpër e zotit Trump ndaj imigracionit gjen përkrahje mes partive populiste, të së djathtës së skajshme në Evropë.

“Jam e shqetësuar për demokracinë, nëse fiton Trumpi këto zgjedhje do të kenë ndikim edhe në Evropë”, thotë Carolina E. Santo, portugeze që jeton në Paris.

Disa analistë besojnë se një mandat i dytë i zotit Trump mund të nxisë Evropën që të forcojë mbrojtjen e saj ushtarake dhe ekonomike, një lëvizje që kritikët thonë se blloku duhet ta kishte bërë vite më parë.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme