Bota 1 November 2024, 23:15 Nga VNA

Vdes i burgosuri politik 22-vjeçar në Bjellorusi

Ndaje në Whatsapp
Vdes i burgosuri politik 22-vjeçar në Bjellorusi

Një 22-vjeçar rus, që ishte dënuar me 12 vjet burgim nën akuza për spiunazh dhe “lehtësim të aktiviteteve ekstremiste”, ka vdekur në një burg në Bjellorusi. Kështu tha më 1 nëntor qendra për të drejtat e njeriut, Vyasna.

Informacionet paraprake sugjerojnë se Dmitriy Schletgauer ka vdekur më 11 tetor, më pak se një muaj pasi ishte transferuar në burgun numër 15 të Mogilevit. Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar.

Schletgauer më herët gjatë vitit ishte gjykuar për dy nene të Kodit Penal, pasi ishte arrestuar gjatë shtypjes së disidencës pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020. Këto zgjedhje, liderit autoritar bjellorus, Alyaksaandr Lukashenka, i dhanë mandatin e gjashtë presidencial.

Schletgauer është i burgosuri i shtatë politikë që vdes në burgjet në Bjellorusi, që nga shtypja e protestave. Schletgauer u lind në Sllavgorod të Rusisë dhe kishte fituar leje qëndrimi në Bjellorusi më 2018. Në burgjet bjelloruse janë më shumë se 1.500 të burgosur politikë. Në mesin e tyre ka gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë.

Shtetet perëndimore nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Minskut për shkak të shtypjes së pjesëmarrësve në këto protesta./REL/

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme