Bota 30 October 2024, 15:15 Nga VNA

51 viktima pas stuhisë shkatërruese në Spanjë

Ndaje në Whatsapp
51 viktima pas stuhisë shkatërruese në Spanjë

  • Shi dhe breshër sa "madhësia e topave të golfit" - Stuhi të forta goditën Spanjën të martën. Të paktën 51 viktima humbën jetën pas përmbytjeve e shkatërrimeve
Stuhitë e forta në Spanjë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje u kanë kushtuar jetën dhjetëra vetëve. Kryeministri i Rajonit Autonom Lindor të Valencias, Carlos Mazón, tha, se "mund të konfirmojmë se janë gjetur të vdekur". Në bilancin e parë të mbrojtjes civile bëhet fjalë për 51 viktima, raportoi gazeta spanjolle "El Pais". Në brendësi të vendit, në qytetin Albacete në rajonin Kastilia-La Mancha 6 persona konsiderohen të humbur. Të mërkurën pas stuhive të forta në mjaft rajone, forcat e shpëtimit po përballen me vështirësi që të hyjnë në zonat veçanërisht të prekura, sidomos në Valencia. José Miguel Basset nga forcat e emergjencës në provincën Valencia tha, se shumë zona nuk mund të arrihen për shkak të rrugëve të bllokuara apo të përmbytura. Forcat e shpëtimit po përdorin helikopterë. Breshri i madh sa topat e golfit" Përveç reshjeve të dendura të shiut, pati edhe breshër dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë, njoftoi shërbimi meteorologjik Aemet. Lumenjtë dolën nga brigjet, rrugët, shtëpitë dhe fushat u përmbytën në shumë vende, makinat dhe pemët u rrëzuan nga masat ujore. Si shkak autostradat dhe rrugët e vendit duhet të mbylleshin në jug dhe lindje të Spanjës. Trafiku ajror dhe hekurudhor gjithashtu u prek. Mësimet u anuluan në shumë shkolla dhe universitete. Në qytetin bregdetar të Andaluzisë, El Ejido, jo shumë larg nga Almeria, ku breshri kishte goditur veçanërisht rëndë mbrëmjen e së martës, fusha dhe qindra automjete u dëmtuan rëndë. "Breshri ishte i madh sa topat e golfit," tha fermerja Mercedes González për "El Pais". Qeveria spanjolle në Madrid ka ngritur një shtab krize që u mblodh për herë të parë vonë të martën në mbrëmje për t'u marrë me problemet e shkaktuara nga stuhia. Nga Madridi u dërguan njësi ushtarake të specializuara në operacionet e shpëtimit në Valencia për të mbështetur shërbimet lokale. DW

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme