Bota 29 October 2024, 08:44 Nga VNA

SHBA, digjen kutitë e votimit në disa shtete

Ndaje në Whatsapp
SHBA, digjen kutitë e votimit në disa shtete

Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, të cilët shpresojnë të mbikëqyrin një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor, si në votimet e hershme që po zhvillohen në pjesën më të madhe të vendit, ashtu edhe kur miliona amerikanë t’u drejtohen qendrave të votimit, javën e ardhshme.

Shteti veriperëndimor i Uashingtonit i konfirmoi Zërit të Amerikës të hënën se policia lokale dhe FBI-ja po hetojnë të dhënat lidhur mbi dyshimet se një "pajisje ndezëse" ishte vendosur në një kuti të mbledhjes së votave, në Vankuver, të Uashingtonit, herët të hënën.

Zyrtarët thanë se nuk pati të lënduar, por se disa nga fletët e votimit ishin dëmtuar. Në videot të transmetuara nga mediat lokale dukeshin zjarrfikësit në vendngjarje, ndërsa disa nga fletët e votimit digjeshin në tokë.

Më herët, zyrtarët në qytetin Portland të shtetit të Oregonit, njoftuan se në një nga kutitë e mbledhjes së votave ishte vendosur një pajisje ndezëse. Falë një mekanizmi kundra zjarrit, u bë e mundur që të shmangej dëmtimi masiv i të fletëve të votimit. Vetëm tre prej tyre u dëmtuan.

"Sulmi ndaj kutive të votimit është një sulm ndaj demokracisë sonë dhe është krejtësisht e papranueshme", tha Sekretarja e shtetit të Oregonit, LaVonne Griffin-Valade në një deklaratë.

Sekretari i shtetit të Uashingtonit dënoi gjithashtu rastet.

“Dënoj me forcë çdo akt terrori që synon të prishë zgjedhjet e ligjshme dhe të ndershme në shtetin e Uashingtonit”, tha Steve Hobbs. “Nuk do të tolerojmë kërcënime apo akte dhune që synojnë të minojnë procesin demokratik”.

Sulmet ndaj kutive të votimit në Uashington dhe Oregon pasojnë sulmin e javës së kaluar në një kuti postare me fletë votimi në Feniks të Arizonës, në jugperëndim të vendit. Zyrtarët atje arrestuan një të dyshuar për vënien e zjarrit që çoi në dëmtimin e rreth 20 fletësh votimi.

Sulmet ndaj kutive postare dhe kutive të mbedhjes së votave ndodhin në një kohë që zyrtarët amerikanë të sigurisë po lëshojnë paalajmërime për dhunën e mundshme të lidhur me zgjedhjet nga ekstremistë me bazë në SHBA.

“Ne presim që ekstemistët e dhunshëm do të paraqesin kërcënimin më të madh fizik për zyrtarët e qeverisë, votuesit dhe personelin dhe infrastrukturën e lidhur me zgjedhjet”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare në një vlerësim të lëshuar në fund të shtatorit.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme