Bota 25 October 2024, 21:35 Nga VNA

Sondazhi i ri: Harris-Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore

Ndaje në Whatsapp
Sondazhi i ri: Harris-Trump me mbështetje të barabartë për

Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan Donald Trump kanë një mbështetje të barabartë në elektoratin amerikan, me 48% secili përsa i përket votës popullore për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, sipas një sondazhi të fundit të gazetës New York Times dhe Kolegjit Siena të publikuar të premten.

Në zgjedhjet e fundit, demokratët kanë pasur një avantazh në votën popullore edhe kur kanë humbur Kolegjin Zgjedhor dhe si rrjedhojë Shtëpinë e Bardhë. Sondazhi vjen më pak se dy javë para zgjedhjeve. Ky sondazh është i ngjashëm me anketa të tjera që të gjitha i nxjerrin kandidatët me rezultat të ngushtë, çka do të thotë që është e vështirë të parashikohet se cili do të fitojë. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti mund të përcaktohen nga një numër i vogël votuesish.

Zonja Harris dhe zoti Trump mbeten efektivisht me mbështetje të njëjtë pas tre muajve më të trazuar në historinë moderne të politikës amerikane. Një debat presidencial, të cilit ju atribuua gjerësisht tërheqja nga gara e Presidentit Joe Biden, dy atentate ndaj zotit Trump, dhjetëra tubime në shtatë shtete që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe qindra miliona të shpenzuara për reklama, me sa duket nuk kanë arritur ta ndryshojnë trajektoren e garës.

Sondazhi i fundit ofron një dritare tek ndjenja kombëtare në këtë moment, por zgjedhjet presidenciale do të vendosen në shtatë shtetet vendimtare ku zonja Harris dhe zoti Trump kanë përkushtuar pjesën më të madhe të përpjekjeve dhe burimeve të tyre./ VOA

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme