Bota 25 October 2024, 11:52 Nga VNA

Turqia arreston 176 anëtarë të PKK, Erdogan: Terroristë të infiltruar nga Siria

Ndaje në Whatsapp
Turqia arreston 176 anëtarë të PKK, Erdogan: Terroristë

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi në rrjetin social X se janë arrestuar 176 anëtarë të PKK-së, pas sulmit terrorist të së mërkurës, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë. Sipas ministrit turk, arrestimet u kryhen gjatë operacioneve në 31 provinca turke, duke përfshirë Stambollin.

Të dyshuarit akuzohen se kanë përhapur “propagandë” në favor të PKK-së dhe kanë marrë pjesë në “demonstrata të paligjshme me bllokime rrugore, vënien e zjarrit të gomave dhe hedhjen e koktejleve molotov”, ndërsa në operacion janë sekuestruar edhe armë të padeklaruara.

Arrestimet vijnë në më pak se 48 orë pas sulmit në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore nga 2 sulmues të identifikuar si anëtarë të PKK-së që shkaktoi vdekjen e 5 personave dhe 22 të plagosur.

Pas kthimit nga Kazani, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për sulmin terrorist, tha se ekziston mundësia e infiltrimit të terroristëve nga Siria dhe shprehu vendosmërinë për mbrojtjen dhe sigurinë e territorit.

“Ne do të jemi mbrojtës të tokave tona, mbrojtës të tyre. Duhet të mendojmë në çdo kohë që atje mund të jetë ndonjë lëvizje infiltrimi kundër nesh nga Siria ose vende të tjera.

Prandaj ne duhet të kemi të gjithë sigurinë tonë në përputhje me rrethanat. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon për interesat tona kombëtare dhe sigurinë e kufijve tanë, duke përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion", tha ai.

Autoritetet turke kanë ripërsëritur përkushtimin e tyre për të luftuar terrorizmin me vendosmëri dhe për të mbrojtur qytetarët e vendit nga kërcënimet.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme