Bota 23 January 2025, 16:40 Nga VNA

Zelensky: Gati për bisedime me Putinin nëse Trump ofron garanci

Ndaje në Whatsapp
Zelensky: Gati për bisedime me Putinin nëse Trump ofron garanci

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha për agjencinë Bloomberg se mund të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t'i sigurojë Ukrainës garanci sigurie. Deklarata është përcjellë nga agjencia ruse Tass.

Bisedimet e paqes me Rusinë duhet të jenë "të drejta", dhe kjo "varet" jo vetëm nga "Shtetet e Bashkuara", por edhe nga "Bashkimi Evropian", ka shkruar këtë mëngjes në Telegram presidenti ukrainas, duke komentuar intervistën e dhënë dje për Bloomberg.

"Fundi i luftës duhet të jetë një fitore për Trumpin, jo për Putinin," kishte thënë kreu i shtetit për agjencinë amerikane të lajmeve, duke shtuar se pa garanci të forta dhe të pakthyeshme sigurie nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, një armëpushim mund të lejojë Rusinë të riarmatosej dhe të riniste ofensivën e saj.

"Pyetja e vetme është se çfarë lloj garancish sigurie, dhe sinqerisht, dua ta kuptoj këtë përpara bisedimeve," kishte shtuar ai. "Negociatat mund të jenë të drejta ose të padrejta. Dhe këtu shumëçka varet nga si e kuptojmë drejtësinë, në mënyrë të njëjtë apo të ndryshme," thekson Zelensky në llogarinë e tij në Telegram. "Kjo varet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga administrata e re, nga Bashkimi Evropian, nga opinioni i tyre, nga pavarësia e tyre. Sot gjithashtu varet nga pozicioni aleat i Amerikës dhe Evropës, në një farë mënyre edhe nga Jugu global."

"Pyetja është nëse Ukraina do të jetë, si dikur në formatin Normandi, e vetme dhe me të gjithë të tjerët. Apo (nëse) Ukraina do të jetë me aleatët e saj dhe këtë herë Rusia do të jetë e vetme. Ky është kuptimi i negociatave të drejta," vazhdon Zelensky, i cili përfundon: në intervistën për Bloomberg "kam folur për kushtet e bisedimeve të paqes dhe për rëndësinë e mbështetjes nga partnerët për të arritur një rezultat të drejtë në dialogun me Rusinë."

Dje, presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se çdo forcë paqeruajtëse në Ukrainë duhet të përfshijë Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar se aleatët evropianë të Kievit nuk kanë mjaftueshëm ushtarë për të përfaqësuar një pengesë reale për Vladimir Putinin. "Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara," deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje që Donald Trump dhe Xi Jinping të përdorin ndikimin e tyre për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme