Bota 21 Janar 2025, 15:02 Nga VNA

Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare: Çfarë dihet deri më tani?

Ndaje në Whatsapp
Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare:

  • ‌Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke treguar një urdhër ekzekutiv pas inaugurimit si president në Uashington, më 20 janar 2025.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim te programet aktuale të SHBA-së për ndihma, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi amerikan dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ambasadën e SHBA-së dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), nëse ky vendim do të ndikojë në ndonjë mënyrë në ndihmat e parapara për Kosovën, por deri më tani, nuk ka marrë përgjigje. Në uebfaqen e USAID-it thuhet se, që nga viti 1999, mbi një miliard dollarë janë shpenzuar për zhvillimin e Kosovës. Në tetor të vitit të kaluar, USAID-i shënoi 25-vjetorin e themelimit në Kosovë, ku ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në gusht të vitit 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e nënshkroi një grant me USAID-in, i cili ofronte ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh. Granti ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synonte ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas. Aktualisht, USAID-i në Kosovë është duke financuar një mori aktivitetesh. Ndër to janë: ndihma mbi 12 milionë dollarëshe për mbështetjen e reformave legjislative dhe ngritjen e Gjykatës Komerciale; ndihma 15 milionë dollarëshe për të përmirësuar gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien në qeverisje; ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për të adresuar sfidat e korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në komuna; ndihma gati 12 milionë dollarëshe për përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prioritizmit të nevojave të qytetarëve gjatë proceseve gjyqësore; ndihma mbi 16 milionë dollarëshe për të promovuar konkurrencën e mirë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare; ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen lokale; ndihma gati 12 milionë dollarëshe për të rritur kapacitetet institucionale për zhvillimin e tregut të energjisë. Ndihmat e tilla kanë vazhduar edhe gjatë periudhës kur SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendime që kryesisht kanë të bëjnë me jetesën e serbëve në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, shpronësimi në veri të Kosovës për ndërtimin e bazave policore, mbyllja e institucioneve paralele që funksionojnë sipas sistemit serb, etj. Ndihmësadministratorja në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, Erin Elizabeth McKee - pjesë e administratës së ish-presidentit amerikan, Joe Bien - kishte thënë gjatë vizitës së saj në Kosovë vitin e kaluar se fokusi i USAID-it në të ardhmen do të jetë mbështetja e realizimit të reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. "Kjo është një mundësi reale për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara në anëtarësimin në BE dhe të jenë në gjendje jo vetëm t’i kalojnë reformat, por t'i zbatojnë ato në një mënyrë kuptimplote", kishte thënë ajo për Radion Evropa e Lirë. Por, urdhri, ndër shumë të tjerë që Trumpi nënshkroi në ditën e tij të parë pas kthimit në detyrë, tha se “industria dhe burokracia e ndihmës ndërkombëtare nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste janë të kundërta me vlerat amerikane”. Tutje, aty thuhet se këto ndihma “shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në shtetet e huaja që janë drejtpërdrejt të kundërta me marrëdhëniet harmonike dhe stabile brenda dhe midis shteteve”. Si pasojë, Trump shpalli se “nuk do të shpërndahen më ndihma ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara në një mënyrë që nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”. Javën e kaluar, sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, iu tha anëtarëve të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit se “çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim, duhet të justifikohet me përgjigjen ndaj tri pyetjeve të thjeshta”. “A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fuqishme? A e bën Amerikën më të pasur?”, tha ai. Urdhri i nënshkruar nga Trumpi e lë në dorë të Rubios ose përfaqësuesit të tij për të përcaktuar se nëse një ndihmë është në përputhje me politikat apo jo, në konsultim me Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit. Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Ndihmën Ndërkombëtare janë agjencitë kryesore që mbikëqyrin ndihmën ndërkombëtare. Trump ka kritikuar prej kohësh ndihmën ndërkombëtare, pavarësisht faktit se ndihma e tillë zakonisht përbën rreth 1 për qind të buxhetit federal, përveç rrethanave të jashtëzakonshme siç janë miliardat e armatimeve të dhëna Ukrainës. Trump ka qenë kritik ndaj shumës së dërguar në Ukrainë për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së saj kundër pushtimit të Rusisë. Llogaritja e fundit zyrtare e ndihmës ndërkombëtare në administratën e Bidenit tregon se 68 miliardë dollarë janë angazhuar për programe jashtë shtetit që shtrihen nga ndihmat për katastrofa deri te shëndeti dhe iniciativa pro demokracisë në 204 shtete dhe rajone. Disa nga marrësit më të mëdhenj të ndihmës amerikane, Izraeli me 3.3 miliardë dollarë në vit, Egjipti me 1.5 miliard dollarë në vit dhe Jordania me 1.7 miliard në vit besohet se do të shohin ulje dramatike në financim, pasi këto shuma janë të përfshira në pako afatgjata që datojnë nga dekada më parë dhe në disa raste janë të rregulluara nga obligime traktatesh. Financimi për agjencitë e OKB-së, përfshirë agjencitë për ruajtjen e paqes, të drejtat e njeriut dhe refugjatët, kanë qenë tradicionalisht shënjestra për administratat republikane. Administrata e parë e Trumpit e nisi reduktimin e shpenzimeve për ndihmën ndërkombëtare, duke pezulluar pagesat për disa agjenci të OKB-së, përfshirë Fondin e Popullsisë të OKB-së dhe financimin për Autoritetin Palestinez.

REL

Video

? Kina thyen një tjetër rekord botëror me urën më të lartë në planet! Ura Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike të kohëve moderne, pritet të inaugurohet këtë muaj në provincën Guizhou. Me një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë – pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel – kjo urë e jashtëzakonshme vendos një standard të ri global.

Avishkar Rait, 16-vjeçari në Nepal që po udhëheq protestat Në një ceremoni shkollore në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell, Avishkar mbajti një fjalim të fuqishëm dhe të paharrueshëm, duke denoncuar hapur korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë në vendin e tij. Ai u drejtua ndaj bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve me këto fjalë: “Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Unë, Avishkar Raut, drejtori i këtij instituti të përjetshëm perandorak, Shkolla e Mesme Angleze Holy Bell, ju mirëpres me krahë hapur në programin tonë të 24-t vjetor. E vendos veten para jush në këtë moment për të hedhur dritë brenda vetëdijes suaj duke shpuar limbusin e errët që rrethon mbi ju. Jam i pranishëm këtu sot për të përjetësuar një ndryshim monumental në rrjedhën e historisë. Nepali, nëna jonë, ky vend na lindi, na ushqye. Por çfarë kërkoi në këmbim? Vetëm ndershmërinë tonë, punën tonë të palodhur, kontributin tonë. Por çfarë po bëjmë ne? Jemi të kufizuar nga zinxhirët e papunësisë, duke parë një burim të gjerë mundësish. Jemi të bllokuar nga lojërat egoiste të partive politike. Korrupsioni ka thurur një rrjetë që po shuan dritën e së ardhmes sonë. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasim. Ne jemi zjarri. Do ta djegim çdo dëshpërim. Tani, duhet të vendosim. A do ta bëjmë? Tani duhet të vendosim. A do të mbytemi në errësirën e dëshpërimit apo do të lindim si dielli i shpresës? A do ta bëjmë? A do ta ndryshojmë fatin e këtij kombi apo do ta lëmë të mbetet në pranga? Mbreti Birendra tha dikur: “Edhe nëse vdes, a do të jetojë vendi im?” Të gjithë të rinjtë, mbajini këto fjalë në zemrat tuaja dhe gdhendni një monument ndryshimi në rrjedhën e historisë. Nepali është i yni dhe e ardhmja e tij është në duart tona. Jai Yuga! Jai Nepal!”

?Tritoli te hoteli i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Policia u njoftua nga një mesazh Një sasi e pashpërthyer tritoli është gjetur në hyrje të hotelit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Burime pranë policisë bëjnë me dije se janë sinjalizuar përmes një mesazhi se në hyrje të hotelit ishte vendosur një lëndë shpërthyese. Pas kontrolleve, forcat e rendit kanë gjetur sasinë e tritolit pikërisht në vendin e treguar nga personi që dha informacionin. https://www.vna.al/kronika/tritol-hotelit-te-ish-kryebashkiakut-vangjush-dako-ne-durres-i14463

? Elon Musk me deklaratë të fortë në marshimin “Bashkoni Mbretërinë” në Londër Përmes një video-mesazhi drejtuar pjesëmarrësve, miliarderi Elon Musk e quajti të majtën “partia e vrasjes”, duke iu referuar vrasjes së Charlie Kirk dhe festimeve të supozuara nga e majta. ? “Ka shumë dhunë nga e majta. Miku ynë u vra me gjakftohtësi dhe ata po e festojnë hapur. E majta është partia e vrasjes.” Musk kritikoi gjithashtu qeverinë britanike për “errozionin e shpejtë të Britanisë” dhe u shpreh se ka diçka të veçantë në të qenit britanik. https://www.vna.al/bota/elon-musk-e-majta-eshte-partia-e-s-mesazh-shperthyes-ne-marshimin-bas-i14457

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme