Bota 20 Janar 2025, 20:59 Nga VNA

“Riformësoi Partinë Republikane”/ Analiza e Zërit të Amerikës për rikthimin e Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt Presidencës

Ndaje në Whatsapp
“Riformësoi Partinë Republikane”/ Analiza e Zërit

Donald Trump bëri sot (20 janar) betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim historik në pushtet të njeriut që në pak më shumë se nëntë vite riformësoi Partinë Republikane, në një vend ku ndasitë politike janë gjithnjë e më të dukshme.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim rrugëtimit politik të zotit Trump dhe rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump thotë se u rizgjodh pas një mbështetjeje “të paparë dhe të fuqishme” të votuesve amerikanë. “Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm duke më zgjedhur si presidentin e 47-të dhe të 45-të. Do të luftoj për çdo qytetar, familjet dhe të ardhmen tuaj. Çdo ditë do të luftoj për ju. Në çdo frymëmarrje, nuk do të pushoj derisa ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, ashtu siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha zoti Trump. Njohësit thonë se rikthimi i zotit Trump në pushtet është rezultat i vendosmërisë së tij për të triumfuar. “Mendoj se ai është dikush që ka besim të jashtëzakonshëm në intuitën e tij”, thotë gazetari Russ Buettner. Ai dhe Susanne Craig janë gazetarë investigativë të gazetës ‘New York Times’ dhe bashkëautorë të librit “Lucky Loser”,” Humbësi me Fat”, një vlerësim kritik mbi portretizimin që zoti Trump i ka bërë vetes si miliarder që u bë i suksesshëm falë punës së tij.

“Që nga fillimi i viteve ‘80 ai nuk u ka besuar njerëzve që janë ekspertë të fushës në pothuajse asgjë. Ai gjithmonë do t’i anashkalojë ata, për t’i bërë gjërat ashtu siç do ai”, thotë zoti Buettner. Shkronjat e mëdha prej ari të emrit të tij në kullat Trump, janë një shfaqje e ambicieve dhe reklamimit të vetvetes. “Pasuria e tij ishte 200 milionë dollarë kur po fliste në një intervistë për ‘New York Times’ dhe ajo u rrit në një miliard dollarë kur po fliste për emisionin ‘60 minuta’ një dekadë më vonë”, thotë gazetarja Susanne Craig.

Zoti Trump arriti të tërheq vëmendjen duke e portretizuar veten si një person që sjell rezultate. Përmes emrit të tij ai fitoi miliona. Por pas suksesit të tij qëndronin problemet. Kompanitë e tij shpallën falimentimin gjashtë herë. Kazinotë e tij dolën me humbje para dhe u mbyllën. Zoti Trump arriti t’i kompensojë humbjet me programin e tij televiziv “The Apprentice”, një projekt që e çoi atë drejt rolit më të madh deri tani. “Zonja dhe zotërinj, unë po kandidoj zyrtarisht për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë madhështor sërish”, tha ai më 16 qershor 2015.

Pa keqardhje dhe pa filtra, zoti Trump ishte një kandidat polarizues dhe nacionalist. “Kur Meksika dërgon njerëz, nuk dërgon më të mirët që ka. Ata po sjellin drogë, krim, ata janë përdhunues, ndërsa disa supozoj se janë njerëz të mirë”, tha ai. Si president, zoti Trump emëroi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që ndihmuan në sfuqizimin e ligjit të së drejtës për abort. Në fillim të vitit 2020, pandemia COVID-19 vuri në provë zotin Trump. Ai përshpejtoi zhvillimin e vaksinave të domosdoshme për të shpëtuar jetët e njerëzve. Por, ai gjithashtu dha përshtypjen se u sugjeroi shkencëtarëve që të studionin injektimin e klorit për të vrarë virusin.

Me mbi 9 milionë amerikanë të infektuar dhe mbi 230 mijë të vdekur, nëntorin e atij viti votuesit zgjodhën Joe Bidenin si presidentin e tyre të ardhshëm. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump u përball me padi të shumta penale dhe është ish presidenti i parë që është dënuar për një vepër penale. Zoti Trump i ka cilësuar proceset kundër tij, si një gjueti politike shtrigash. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë më popullor.

Zoti Trump i mbijetoi dy atentate vitin e kaluar, gjë që forcoi lidhjen e tij me mbështetësit. “Zoti ka një plan për Trumpin. Ai shpëtoi për disa qëllime dhe arsye. Shpresojmë se do të bëhet presidenti i 47-të”, tha para zgjedhjeve Pam Smith, mbështetëse e zotit Trump. Politika amerikane ka ndryshuar me hyrjen në skenë të Donald Trumpit. Bashkëautori i librit “Arti i Rikthimit”, po nis mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë në një nga rikthimet më të mëdha në historinë amerikane./Voa/

 

Video

Kur jeta të gjunjëzon dhe duket sikur ke humbur gjithçka e vetmja rrugë është të mos dorëzohesh por të ecësh përpara 26-vjeçari Mauro Glorioso, i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të janarit 2023 te Murazzi në Torino, sot është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në spitalin “Le Molinette”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen midis 20 dhe 21 janarit 2023, kur Mauro ndodhej me disa miq buzë lumit Po, në pritje për të hyrë në një lokal. Ai u godit nga një biçikletë elektrike që ishte hedhur nga lartësia e argjinaturës së Murazzit dhe mbeti i plagosur shumë rëndë. Për këtë aksident, një vajzë 20-vjeçare u dënua në shkallën e parë të gjyqit. “Është një emocion i madh, një rrugëtim i gjatë — është e bukur ndjesia kur arrin objektivin tënd, pavarësisht gjithçkaje,” tha Mauro. “Kam mësuar të përballem me një problem në një kohë: i pari ishte të diplomohem, tani mund të mendoj për të ardhmen dhe projektet e mia.”

Trump dhe Orban “ironi" me gazetarët: Ato janë “fake news” Sot, më 7 nëntor 2025, kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Orbán kërkoi përjashtim nga sanksionet amerikane për importet e energjisë ruse, për shkak të varësisë së Hungarisë nga gazi dhe nafta e Rusisë. U diskutuan gjithashtu çështje të bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe të mbrojtjes. Orbán promovoi idenë e një takimi të ardhshëm SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë. Në përfundim të takimit, Trump dhe Orban zhvilluan një konferencë për mediat, ku ndër të tjera me ironi deklaruan se disa media, konkretisht referuar pyetjes së gazetares së NBC, se bëjnë fake news.

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin Timon të Brazilit, ku një burrë hodhi shkrepësen në tokë pranë një pike karburanti, duke shkaktuar flakë që për pak do ishte kthyer në tragjedi. Pamjet filmike tregojnë momentin kur flaka përhapet me shpejtësi pranë pompave dhe një kamioni që po furnizohej me karburant. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të një punonjësi që përdori menjëherë zjarrfikësin, askush nuk u lëndua. Sipas mediave lokale, punonjësit kishin paralajmëruar më herët klientët të qëndronin larg zonës së rrezikshme gjatë furnizimit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta për mungesën e kujdesit dhe rrezikun që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Nga poshtë ballkonit tek zyra e Ramës- Berisha paralajmëron revolucionin e ri demokrat.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme