Bota 21 January 2025, 21:51 Nga VNA

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin

Ndaje në Whatsapp
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”.

“(Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy më tha që ai do që të arrijë një marrëveshje”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të hënën në Zyrën Ovale, pas inaugurimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. “Nuk di nëse Putini e do një gjë të tillë. Ndoshta nuk do, nuk e di. Ai duhet të bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje”.

“Mendoj se Rusia do të ketë probleme të mëdha”, shtoi Presidenti Trump. “Shikojeni ekonominë, shikojeni inflacionin në Rusi... Unë merresha vesh me të dhe shpresoj që ai do që të bëjë një marrëveshje”.

Presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara gjithashtu tha se ai dëshiron ta takojë së shpejti Presidentin rus Putin, por se një datë për takimin nuk është përcaktuar ende.

Vetëm disa orë para ceremonisë së inaugurimit të zotit Trump të hënën, zoti Putin i tha Këshillit të Sigurisë së Rusisë përmes një fjalimi të transmetuar në televizion se ai është i hapur për bisedime me administratën e re amerikane rreth luftës në Ukrainë dhe armëve bërthamore.

“Po i shohim deklaratat e Presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëtarëve të kabinetit të tij lidhur me vullnetin e tyre që të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë”, tha zoti Putin, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Gjithashtu po e dëgjojmë deklaratën e tij për nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Ne natyrisht e mirëpresim këtë qëndrim dhe e përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fillimin e mandatit”, shtoi ai./VOA/

 

Video

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme