Bota 23 January 2025, 16:27 Nga VNA

Shefi i NATO-s: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë e aleancës

Ndaje në Whatsapp
Shefi i NATO-s: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të minonte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe se do të duheshin triliona dollarë për të rikthyer besueshmërinë tek qëndrueshmëria e saj. Ai i bëri këto komente në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës. Aleanca, siç tha ai, duhet të angazhohet për ta ndryshuar “trajektoren e luftës” në Ukrainë.

NATO-ja po përforcon kufirin e saj lindor me Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë në përpjekje për ta parandaluar Moskën që ta zgjerojë luftën në ndonjërin nga 32 shtetet anëtare të aleancë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj kërkoi nga shtetet anëtare të rrisin kontributet e tyre për mbrojtjen.

“Duhet ta ndryshojmë trajektoren e luftës, e cila po vazhdon dhe deri më tani, siç e dini, vija e frontit po shkon në drejtimin e gabuar – po shkon drejt lindjes. Kjo po ndodh për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në shekullin 21 nuk mund të lejojmë që një shtet të pushtojë një shtet tjetër dhe përpiqet ta kolonizojë atë. Ato ditë janë të shkuara, të tejkaluara”, tha Sekretari Rutte.

Ai i bëri këto deklarata në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, nga ku këmbënguli se aleatët perëndimorë të Ukrainës duhet të rrisin përkrahjen e tyre ndaj saj në përpjekje për të zmbrapsur Rusinë.

“Kostoja do të jetë jo miliarda shtesë, por triliona shtesë për t’ia kthyer NATO-s fuqinë e parandalimit në rast se Ukraina e humb luftën. Kostoja do të jetë shumë, shumë më e lartë se ajo që po e shqyrtojmë aktualisht sa i përket rritjes së shpenzimeve tona dhe prodhimit industrial (për mbrojtjen)”, deklaroi ai.

Në Evropë, shqetësimet rreth luftës në Ukrainë po shtohen mes njoftimeve që Presidenti amerikan Donald Trump mund të bëjë përpjekje për një përfundim të shpejtë të luftës përmes bisedimeve me Presidentin rus Vladimir Putin në kushte të cilat do të jenë të pafavorshme për Ukrainën.

Sekretari Rutte paralajmëroi kundër një skenari të tillë.

“Nëse arrijmë një marrëveshje të keqe, ajo vetëm do të nënkuptojë se do ta shohim presidentin e Rusisë duke festuar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës dhe kjo për ne duhet të jetë e papranueshme. Do të ishte një gabim shumë i madh gjeopolitik, gabim trashanik”, shtoi ai.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, NATO-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të saj që të rrisin buxhetin e tyre ushtarak. Sipas zyrtarëve të aleancës, 23 nga 32 anëtarë të NATO-s pritet ta përmbushin objektivin për të kontribuar 2 për qind të prodhimit të tyre të përgjithshëm të brendshëm në mbrojtje këtë vit.

VOA

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme