Kronika 13 January 2025, 21:39 Nga VNA

Zbardhet dëshmia/ Si Saimir Reçi implikonte Kristian Markun në atentatin ndaj tij

Ndaje në Whatsapp
Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nipi i Martin Bardhit, që është ekzekutuar në Rreshën.

Përplasja mes dy familjeve Reci e Marku në Rreshën, që dyshohet të jetë dhe motivi i atentatit të sotëm (13 janar) në Vlorë, nisi pas vrasjes së Kastriot Recit me snajper në zemër të Rreshënit, një prej krimeve më të rënda që ishte shënuar në atë zonë, por edhe më të sofistikuara.

Saimir Reci nipi i Kastriot Reci u tentua të vritej në Rreshën nga Martin Bardhi dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Bardhi. Martin Bardhi u arrestua bashkë me të birin, për tu liruar me vonë. Por pak ditë pasi u lirua nga burgu ai u ekzekutua. Dhe i dyshuar ishte pikërisht Saimir Reci, edhe pse ndaj tij su ngrit akuzë.

Saimir Reci që i mbijetoi atentatit në Rreshën dha versionin e tij pas vrasjes së Martin Bardhit. Atë kohë ai implikonte edhe Kristin Markun alias Kristi Bardhin ne atentatin ndaj tij, ndërsa jepte alibi se nuk kishte lidhje me krimin.

“Në lidhje me konfliktin me familjen e viktimës Martin Bardhi, të ndodhur përpara disa muajsh, gjithçka ka nisur pasi ndërsa po dilja nga banesa pashë djalin e shtetasit Paulin Lleshi pranë shtëpisë time, i cili ndërsa ishte në mjetin e tij një person tjetër, po filmonte nga shtëpia ime. Gjatë këtij momenti unë i ndoqa personat e lartpërmendur dhe i ndalova në rrugë përpara kishës. Aty unë kam qëlluar me shpullë djalin e Paulinit dhe në këtë kohë reagoi personi që ndodhej në mjet me të, të cilin edhe atë e godita me shpullë. Pas rreth 30 minutash, teksa kisha dalë me automjetin tim në qytet dhe isha përballë lokal ‘Filopati’, pashë që nga një automjet ‘Audi’, zbritën shtetasit Erind Bardhi, Kristi Bardhi dhe bashkë me ta u afrua edhe babai i Rindit, të cilët mbanin pistoleta në duar. Gjatë kësaj kohe Erindi qëlloi tek xhami i mjetit tim dhe më pas edhe Kristi, ku gjatë largimit unë bëra aksident tek karburant ‘Kthella’", deklaronte Reci.

Dyshimet e familjes Reci ishin se Martin Bardhi kishte qenë informator në vrasjen e Kastriot Recit. Kristian Marku alias Kristi Bardhi që u ekzekutua sonte në aksin Fier-Vlorë në afërsi të Novoselës, dyshohet të jetë viktima e radhës e përplasjes me dy fiseve.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme