Kronika 13 Janar 2025, 14:07 Nga VNA

Seancë kundër Gazment Bardhit për shpifje ndaj Edmond Sulës: Avokatët kërkojnë dënimin për deklaratat e rreme

Ndaje në Whatsapp
Seancë kundër Gazment Bardhit për shpifje ndaj Edmond Sulës:

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca kundër sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, i cili është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për  shpifje dhe fyerje të kryer botërisht.

Avokatët e Sulës thanë se në seancës parlamentare të datës 12.09.2024, Gazmend Bardhi, në një moment gjatë fjalës së tij, duke iu referuar disa materialeve të SPAK, deklaroi se “Edmond Sula është një person që është emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve”.

Avokatët thanë se akuza është e pavërtetë dhe se ka prova për të rrëzuar pretendimet e Gazmend Bardhit.

“Lajmi u trasmetua në mediat kryesore dhe pati përhapje të gjerë. Përhapja e lajmit u realizua me dashje dhe kjo akuzë është e pa vërtetë dhe mbeshtetemi në prova. I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulaj dhe në deklaratë duket qe ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi ka sjellë dëme ndaj z.Sulaj”, theksuan mnbrojtësit ligjorë.

Sipas tyre, Sulaj ka një karriere prej 28 vite, ku ka mbajtur funksione të ndryshme dhe e ka përmbushur detyrën konform ligjit.

“E ka njollosur rëndë karrierën e Sulës, deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sula. Në këto kushte, kërkojmë që Bardhi të dënohet për këtë vepër”, kërkuan avokatët.

Ata deklaruan më tej se pas dekleratave të Bardhit dy vajzat e Edmond Sulës janë ofenduar rëndë në rrjete sociale.

Ish-kryepolici i Shkodrës tha se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me grupet kriminale.

“Unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit për çështjen që referohet Gazmend Bardhi dhe do dalë shumë shpejt se kush është Mondi i vërtetë që flitet në ato komunikime”, theksoi Sula.

Ai shtoi më tej se “jam emëruar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm. Jam krenar për punën që kam kryer me stafin atje. Del qartë se çfarë është bërë për 1 vit e 1 muaj që unë kam drejtuar policinë e Shkodrës”.

Marash Logu, avokati i Gazment Bardhit tha se gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjokës investitor strategjik dhe Ardit Hasanbegaj të arrestuar në kuadër të dosjes Metamorfoza, diskutohet për emrin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Ky dhe Bledar Çuçi përiteshin si pasues të Sandër Lleshaj. “Mua Mondi me duhet një dimër aty vëlla”, flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara sa i përket komunikineve në Sky ecc. Pas dorëheqjes së Lleshaj, u emërua Bledar Cuci. Më pas mori detyren Taulant Balla”, theksoi Logu. Sipas tij, me 15 korrik 2023 sapo Balla u emërua ministër, u bë edhe emërimi i Edmond Sulës drejtor në Shkodër.

“Përputheshin të dhënat, dhe mbi kete baza ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Tulant Balla dhe nga Ardit Hasanbegaj. Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me nje përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si zoti Bardhi dhe deputetet e tjerë kanë detyrën të ngrejnë zërin mbi shqetsimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sula ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por qe krimi i organizuar është i lidhur me policine e shtetit”, theksoi avokati i Bardhit.

Prokurori i Posacëm Bledar Maksuti iu drejtua avokatëve të Gazment Bardhit duke i pyetur se meqë referojnë dokumenta zyrtare, kujt i referoheni konkretisht? Cilat janë dokumentat?

“Bazohemi në bazë të informacioneve që na kanë ardhur në mënyrë elektronike. Ishin te gjitha elementet që na bënë të mendonin se ishin dokumenta zyrtare. I përkisnin procedimit nr.9 të vitit 2023, e njohur në publik si dosja “Metamorfoza””, theksoi avokati i Bardhit.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme