Kronika 13 January 2025, 11:11 Nga VNA

Pista kryesore/ Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi, detaje të reja mbi ngjarjen në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Pista kryesore/ Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi, detaje të reja mbi

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Myrte Zeneli”, pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Viktima, 56 vjeç, kishte dalë nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 me automjetin e tij tip Benz ngjyrë gri, për t’u drejtuar drejt banesës.

Sipas hetimeve, autori, i maskuar dhe duke përdorur një motor, kishte ndjekur viktimën dhe e kishte pritur afër banesës së tij. Pas mbërritjes, ai qëndroi në pritë deri në momentin kur bashkëshortja e Nasufit zbriti nga makina. Në çastin që biznesmeni po parkonte, autori iu afrua dhe e qëlloi nga një distancë shumë e afërt me një pistoletë, duke lëshuar 6 plumba. Dy prej tyre rezultuan fatalë për 56-vjeçarin.

Policia po heton pistën e një konflikti për pronat si motiv të mundshëm të ngjarjes. Familja Nasufi, me origjinë nga Berati dhe rezidencë në zonën e Selitës së Vogël që prej kohës së diktaturës, zotëron disa biznese në rrugën “Irfan Tomini”. Megjithatë, familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe nuk ka pasur konflikte mes vëllezërve.

Ndërkohë, viktima përshkruhet si një person i qetë dhe pa probleme të njohura, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme