Kronika 13 January 2025, 11:48 Nga VNA

Bujar Nasufi u vra në sy të gruas. Ekzekutori veproi i vetëm

Ndaje në Whatsapp

Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në sy të bashkëshortes së tij. 56-vjecari ishte ndaluar pranë shtëpisë dhe po parkonte.

E shoqja kishte dalë ndërkohë nga makina dhe në moment një person zbret nga një motor, afrohet me të shpejtë pranë tyre dhe qëllon 26 plumba në drejtim të Nasufit. 56-vjecari mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën më pas rrugës për në spital. Autori është kthyer mbrapsht, është ngjitur në motorr dhe është larguar drejt Selitës dhe ka humbur gjurmët në kodrat lart. Për shkak të tronditjes, e shoqja e tij ska dhënë shumë detaje lidhur me vrasjen, por pritet të ripyetet nga hetuesit. Policia është përqëndruar tek pista e përplasjes për motive pronësie. Nasufi dhe vëllezërit e tij kanë në pronësi vilën Ferdinand, e po ashtu një objekt pesëkatësh, që kanë jo vetëm mobileri por kanë dhënë një ambjent me qira, ku është hapur palestër. Për momentin, hetuesit po mbledhin dëshmitë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa po kqyrin kamerat e sigurisë, për të parë nëse ka persona që mund të kenë informuar autorin për lëvizjet e Nasufit.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme