Kronika 13 January 2025, 20:41 Nga VNA

U ekzekutua në Novoselë të Vlorës, zbardhen ngjarjet ku ishte implikuar Kristian Marku

Ndaje në Whatsapp
U ekzekutua në Novoselë të Vlorës, zbardhen ngjarjet ku

Kristian Marku, 30-vjeçari që u ekzekutua në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë, rezulton me precedentë penalë. VNA sjell dy njoftimet e policisë ku flitet për implikimin e Markut në ngjarje kriminale. Ngjarja e parë lidhet me plagosjen e Saimir Recit në Rreshën, si dhe një rast të dytë që lidhet me mbajtjen pa leje të armëve.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rreshen, Mirditë, ku pati të shtena me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R... Veprat penale të konsumuara: "Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak".

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me fishekë në të. Hodhi nga dritarja e automjetit që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo shërbimet e Policisë e sinjalizuan për të ndaluar. Vihen në pranga 28-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, procedohen në gjendje të lirë, për moskallëzim të krimit, 4 pasagjerët në këtë automjet.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte me automjet posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Tentativa”. Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar automjetin që drejtonte shtetasi K.M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28-vjeçari: shtetasit E.R., 40 vjeç, banues në Mamurras; A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras; B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë; Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, njofton Policia.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme