Kronika 4 March 2025, 16:37 Nga VNA

Vrasja e Fatmira Dedës, Nuredin Dumani përplaset me Agron Qolin: I pagove varrimin me lekët e Fesimit. Petriti coi dhe turkun në fund të detit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Fatmira Dedës, Nuredin Dumani përplaset me Agron Qolin: I

Agron Qoli një prej të akuzuarve për përfshirje në vrasjen e Fatmira Dedës, bashkë me Petrit e Festim Qolin është përplasur ashpër me Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë që ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të rrëfejë dhjetra krime të rënda.

“Ti shkove në varrimin e Fatmira Dedës, ti i ke pagujt varrimin me leket e Festim Qolit”, i tha Nuredim Dumani, të pandehurit Agron Qoli.

Ky i fundit deklaroi më pas se “mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh. Ndërkohë që ky i lutej zotit që të vriste ndonjë dhe te merrte ndonje lek, unë i lutesha zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë”. Agron Qoli pretendon se ska qenë i pranishëm në ngjarje dhe ska asnjë lidhje me krimin.

 

Pas përplasjes mes të dyve, Nuredin Dumani deklaroi se Festim Qoli i premtoi 40 mijë euro dhe po ashtu të përfshihej në trafik kokaine. Ai më pas debatoi dhe më Petrit Qolin po ashtu i akuzuar për vrasjen e gruas.

 

“E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mije euro mi ka dhënë Petrit Qoli, disa ditë pas ngjarjes. 10 mije euro i mora paradhënje, nga Festim Qoli”, tha Dumani.

Petrit Qoli reagoi menjëherë dhe sfidoi Dumanin të tregojë se kush ishte dëshmitar i takimit mes tyre. “Një dëshmitar të më gjejë unë dua varje franceze në gijotinë”, tha Petrit Qoli.

“Ky ka ndërtuar xhami, por me hyp maj minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmu njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit por sja di emrin atij turkut.  Fatmira Deda që ditën  1 kur u vra djali i saj Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezrit Petrit dhe Festim Qoli”, tha Dumani.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme