Bota 5 May 2024, 17:29 Nga VNA

Vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gaza, çfarë u diskutua në ditën e dytë të mbledhjes në Kajro

Ndaje në Whatsapp
Vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gaza,

Udhëheqësit e Hamasit u takuan sot për të dytën ditë radhazi me ndërmjetësuesit egjiptian në Katar në përpjekje për të arritur një armëpushim në Gazë.

Zyrtarët palestinezë thanë se nuk ka përparime të dukshme ndërsa grupi islamik kushtëzon çdo marrëveshje të mundshme me ndalimin e luftës në Gazë. Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë çdo mundësi të dhënies fund të luftës deri në eliminimin e Hamasit. Izraeli ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një marrëveshjeve që do të kërkonte lirimin e 20 deri 33 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi disa javor.

Një zyrtar palestinez, që ka dijeni mbi përpjekjet e ndërmjetësimit, tha se delegacioni i Hamasit kishte shkuar në Kajro me synimin për të arritur një marrëveshje, por jo me çdo çmim, siç u shpreh ai.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters, në kushte anonime, se marrëveshja duhet t’i japë fund luftës në Gazë dhe se forcat izraelite duhet të tërhiqen, gjë që Izraeli nuk është zotuar se është i gatshëm ta bëjë.

Ndërkohë kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se nëse Izraeli pajtohet me “qëndrimet ekstreme” të Hamasit, “7 tetori i radhës është vetëm çështje kohe”, siç u shpreh ai.

“Dorëzimi përpara kërkesave të Hamasit do të ishte një disfatë e tmerrshme për shtetin e Izraelit. Do të ishte një fitore e madhe për Hamasin, Iranin dhe të gjithë boshtin e së keqes”.

Pavarësisht shtimit të trysnisë për arritjen e një marrëveshje, kryeministri izraelit këmbëngul tek qëllimi i misionit për eliminimin e Hamasit.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë të dorëzohemi. Por ne do ta vazhdojmë luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet e saj”

Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe amerikanë kanë raportuar shenja kompromisi gjatë ditëve të fundit.

Sidoqoftë, shanset për një marrëveshje armëpushimi mbeten të paqarta. Pikëpyetja kryesore është nëse Izraeli do të pranonte për t’i dhënë fund luftës pa arritur qëllimin e tij të deklaruar, për ta shkatërruar grupin militant të Hamasit.

Lufta filloi pasi Hamasi u fut në territorin izraelit më 7 tetor duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 252 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Ministria e shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 34,600 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 77,000 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. Bombardimet kanë shkatërruar pjesën më të madhe të territorit palestinez dhe kanë shkaktuar një krizë humanitare.

Të premten, një zyrtar i lartë i OKB-së tha se në Gazën veriore, të goditur rëndë nga lufta dhe kufizimet e rrepta izraelite për dërgesat e ushqimit, mbretëronte “uria e theksuar”.

Egjipti dhe Katari, vend ku Hamasi ka një zyrë politike, po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim mes shqetësimeve ndërkombëtare për numrin e lartë të vdekjeve në Gazë dhe gjendjen e vështirë të 2.3 milionë banorëve të saj.

Izraeli ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një marrëveshjeve që do të kërkonte lirimin e 20 deri 33 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi disa javor.

Mijëra izraelitë protestuan të shtunën, duke kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje armëpushimi./voa

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme