Bota 5 May 2024, 09:54 Nga VNA

A po rrezikon Gjeorgjia statusin e vendit kandidat të BE?

Ndaje në Whatsapp
A po rrezikon Gjeorgjia statusin e vendit kandidat të BE?

Qeveria e Gjeorgjisë do të miratojë një ligj për kontrolle të forcuara të organizatave jo qeveritare. Nëse ky ligj kalon të gjitha fazat dhe miratohet, Gjeorgjia duhet të dijë, se po rrezikon statusin e vendit kandidat në BE. Kështu shprehur drejtuesi i Komisionit Parlamentar për Europën në Bundestag, politikani gjerman i Të Gjelbërve, Anton Hofreiter.

“Me ligjin e ashtuquajtur, ligji i agjentëve, Gjeorgjia nuk mund të bëhet pjesë e BE”, ka theksuar kreu i Komisionit të Parlamentar për Europën për rrjetin redaksional gjerman, Gjermania. Hofreiter me këtë deklaratë nuk lidh vetëm me anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE. Edhe ligji i planifikuar për kufizimin e të drejtave të homoseksualëve bie po ashtu ndesh me BE. “Në Gjeorgji demokracia është në pikëpyetje”, theksoi Hofreiter.

Paralele me Rusinë

Sipas projektligjit në Gjeorgji, organizatat joqeveritare që janë aktive në Gjeorgji dhe financohen më shumë se 20% nga jashtë, duhet të regjistrohen tek autoritetet dhe të bëjnë transparente të ardhurat. Një numër i madh organizatash që angazhohen për demokracinë në ish-republikën sovjetike mbështeten financiarisht nga BE dhe SHBA.

Kritikët akuzojnë qeverinë gjeorgjiane, se përmes ligjit të ri kërkojë të dobësojë ndikimin e organizatave joqeveritare që kritikojnë qeverinë. Ekspertët shohin paralele me Rusinë, ku që nga fundi i vitit 2020 është ashpërsuar ligji kundër “agjentëve të huaj” në Rusi. Përmes ligjit të ri, si organizatat ashtu edhe personat duhet të regjistrohen në një regjistër shtetëror, nëse angazhohen për çështje politike apo ushtarake ose nëse marrin fonde nga jashtë.

Votimi i tretë pas dy javësh

Parlamenti në Gjeorgji e miratoi në raundin e dytë projektligjin të mërkurën (01.05) Raundi i tretë i votimit pritet pas dy javësh, sipas kreut të qeverisë, Irakli Kobadshi. Presidentja e vendit, Salome Surabishvili mund të vendosë veton kundër ligjit, por vetoja mund të hiqet në rast të një shumice parlamentare. “Ka ende kohë për të ndikuar”, ka thënë politikani gjerman, Hofreiter duke apeluar tek vendet e tjera të BE. Ato duhet ta bëjnë të qartë, se “ky veprim i qeverisë gjeorgjiane nuk shkon, dhe se duhet të kërkojnë që të kufizohet ndikimi i oligarkëve”. BE duhet të mbështesë popullin gjeorgjian “që me 80% e dëshiron anëtarësimin në BE”, ka theksuar Hofreiter.

Edhe Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Tück i bëri thirrje Gjeorgjisë të mos e miratojë ligjin për “transparencën e ndikimit të huaj” dhe në vend të kësaj të hyjë “në dialog me shoqërinë civile dhe mediat”. Në një njoftim të komisionerit të OKB-së thuhet, se përmes ligjit krijohet dyshimi, se organizatat që marrin fonde nga jashtë “veprojnë në interes të një fuqie të huaj”. Kjo kërcënon lirinë e shtypit dhe organizimit./ DW

 

 

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme