Bota 30 April 2024, 08:34 Nga VNA

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efekt anësor

Ndaje në Whatsapp
AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena.

Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat ‘defektoze’ të gjigantit farmaceutik.

Kompania e bazuar në Kembrixh, AstraZeneca, e cila konteston pretendimet, ka pranuar në dokumentet e dorëzuara në shkurt në se raste të rralla shkakton mpiksje fatale të gjakut, e njohur në Britani si TTS (tromboz me simptoma trombo-citopenie).

Zhvillimi vjen teksa kompania njoftoi fitime prej 10 miliardë paundë vetëm në 2024.

Një prej atyre që kërkojnë kompensim është babai dy fëmijëve, inxhineri IT, Jamie Scott, i cili ka mbetur ia paaftë për punë prej lëndimeve të përhershme në tru, pasi mori vaksinën në prill 2021.

Ai është një nga 51 rastet e padisë që llogaritet të arrijë në 100 milionë paundë.

Bashkëshortja e tij Kate Scott, tha: “Shpresoj që ky pranim të sjellë një zgjidhje tani edhe pse është vonë. Kërkojmë të na kërkojnë ndjesë, të japin kompansimin për ne dhe familje të tjera të prekura, ne nuk heqim dorë.”

Dokumente të reja tregonin një ndryshim të gjuhës së përdorur nga AstraZeneca në sesione të kaluara, kur kompania insistonte se efekti i rëndë anësor nuk mund të ishte shkaktuar nga vaksina e tyre “në nivel gjenerik”.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë identifikuar raste të efektit në gjak nga vaksina e AstraZeneca në Evropë prej marsit 2021, vetëm dy muaj pas lëshimit të vaksinës në treg.

Deri në prill provat u bënë të qarta dhe vaksina nisi të kufizohej, shkruan media.

Rreth 50 milionë doza AstraZeneca janë injektuar në total në Britani./DailyMail/

 

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme