Bota 9 October 2024, 19:48 Nga VNA

Uragani ‘Milton’ i afrohet Floridas, Biden thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, është çështje jetë a vdekje

Ndaje në Whatsapp
Uragani ‘Milton’ i afrohet Floridas, Biden thirrje qytetarëve:

Autoritetet në Florida, SHBA, kanë dhënë paralajmërimet e fundit për qytetarët që të evakuohen, ndërsa një numër i madh tornadosh kanë filluar të godasin shtetin jugor.

Miliona njerëz po përpiqen të largohen nga Florida, në një garë kundër kohës, ndërsa ajo që është cilësuar si “stuhia e shekullit” që pritet të godasë qytetin e Tampas mbrëmjen e të mërkurës.

Zyrtarët e shërbimeve të emergjencave kanë theksuar forcën shkatërruese që Milton pritet të ketë. Ndonëse intensiteti i uraganit u ul nga Kategoria 4 në atë 5 këtë pasdite, përmasat e stuhisë janë rritur në mënyrë dramatike dhe pritet të përfshijë sipërfaqe të mëdha toke në brigjet e Floridas.

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur në Uashington për uraganin që po afrohet në Florida. Ai u bën thirrje të gjithë banorëve që “të ndjekin të gjitha udhëzimet e sigurisë” dhe thotë se “është një çështje jete dhe vdekjeje“.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme