Bota 7 October 2024, 15:37 Nga VNA

Gazetarët në Shënjestër

Ndaje në Whatsapp
Gazetarët në Shënjestër

Më 6 tetor 2024, në kampin e refugjatëve Jabaila në Veri të Gazës, nga goditjet ajrore u vra gazetari 19-vjeçar Hasan Hamad. Hasani ishte viktima më e fundit në radhën e 128 gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë gjatë një viti, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza më 7 tetor 2023. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve raportoi se në vitin 2023 u vranë gjithsej 120 gazetarë dhe punonjës të mediave. Prej tyre, 4 ishin në Europë, 3 në Ukrainë dhe 1 në Shqipëri. Viti 2023 konsiderohet si një ndër më të përgjakshmit për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Nuk ka më rëndësi nëse Hasan Hamad, sipas raportimeve të mediave, u vra qëllimisht pas kërcënimeve të marra nga një oficer izraelit, i cili i kërkonte të ndërpriste filmimet në Gaza. Edhe nëse ai u vra aksidentalisht, si “dëm anësor” i konfliktit, fakt mbetet se profesioni i gazetarit është shndërruar në një profesion tejet të rrezikshëm.

Sot, më 7 tetor 2024, si gazetarë, e ndjejmë për detyrë të bëjmë këtë shënim kujtese në respekt të kolegëve tanë në Gaza dhe në zona të tjera konflikti ose jo, të cilët kanë paguar me jetën e tyre përkushtimin ndaj këtij profesioni, pa përmendur arrestimet, censurën dhe shkatërrimin e objekteve mediatike. Këto ngjarje dëshmojnë se liria e medias, veçanërisht kur përpiqet të dokumentojë konflikte dhe krime, mbetet vazhdimisht nën kërcënim. Megjithatë, gazetaria e vërtetë nuk është në rrezik të zhduket. Gazetarët e përkushtuar për të vërtetën, pavarësisht se sa të paktë janë, vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e profesionit të tyre.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme