Bota 6 Tetor 2024, 10:17 Nga VNA

Çfarë do të thotë për SHBA-në mbështetja e Izraelit dhe a mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë do të thotë për SHBA-në mbështetja e

SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Presidenti i SHBA, Joe Biden e konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Izraelin të mërkurën, kur shkroi në platformën e mediave sociale X: “Kam riafirmuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit” në një takim me krerët e shteteve të G7. SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Ajo madje mund të mbështesë aleatin e saj në një luftë kundër Iranit.

Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme

Konfirmimi i mbështetjes amerikane nga Biden vjen në një kohë kur Lindja e Mesme është në shkallëzim të vazhdueshëm, që filloi kur grupi militant islamist i Hamasit, i kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe vende të tjera, sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023. Hamasi vrau rreth 1200 njerëz dhe mori pothuajse 250 pengje, disa prej të cilëve ende mbahen në Gaza.

Si kundërpërgjigje Izraeli nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në territorin palestinez, qëllimi i deklaruar i të cilit ishte zhdukja e Hamasit dhe lirimi i pengjeve të marra nga organizata terroriste. Që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit, më shumë se 40,000 njerëz në Gaza, shumë prej tyre civilë, janë vrarë. Aktualisht ka goditje me raketa e luftime në rritje mes trupave izraelite dhe Hezbollahut, një aleat i Hamasit që e ka bazën në Liban, i cili ka gjuajtur raketa drejt Izraelit përtej kufirit verior të vendit me Libanin. Të hënën, Izraeli nisi një ofensivë tokësore kundër Libanit, pasi vrau udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë fundjavës.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se duan të shmangin një luftë të plotë në rajon dhe të arrijnë një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve. Por të martën, Irani lëshoi një breshëri raketash mbi Izraelin, duke e bërë përshkallëzimin e mëtejshëm të duket më i mundshëm sesa një ndërprerje e luftimeve.

Biden dhe Netanjau – një marrëdhënie e vështirë Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është përballur me kritika të ashpra brenda vendit të tij në lidhje me zhvillimin e luftës kundër Hamasit. Kritikët janë të shqetësuar se veprimet e vijës së ashpër të Netanyahut po e bëjnë më të pamundur që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura. SHBA-ja ka përdorur statusin e saj si aleati më i madh i Izraelit për të tentuar të ndikojë në të për të lejuar më shumë ndihmë në Gaza. Biden tha të mërkurën, mbështetja e Uashingtonit për Izraelin mbetet e palëkundur, por kjo nuk do të thotë se liderët e vendeve shkojnë gjithmonë mirë.

Është e rëndësishme të dallojmë marrëdhëniet e presidentit Biden me shtetin e Izraelit nga ajo me kryeministrin Netanyahu”, u shpreh për DW Jonathan Panikoff, drejtor i Iniciativës Scowcroft për Sigurinë e Lindjes së Mesme në Qendrën e Këshillit Atlantik. “Me vite ai ka pasur për një marrëdhënie me shumë luhatje me Netanyahun. Por angazhimi (i Bidenit) ndaj Izraelit dhe sigurisë së Izraelit ka qenë i palëkundur.” Ky angazhim, thotë Panikoff, u pa plotësisht, kur SHBA ndihmuan në mbrojtjen e Izraelit kundër raketave të lëshuara nga Irani të martën. Në të njëjtën kohë, administrata Biden është “e frustruar nga vendimmarrja e kryeministrit Netanyahu”, thotë Panikoff, një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane.

Besimi i SHBA “ra ndjeshëm” Një shembull i kësaj vendimmarrjeje ishte vrasja e Nasrallahut nga Izraeli. “Nuk ka mbetur shumë besim persona mes tyrel” (Biden dhe Netanyahu),” theksoi William Wechsler, ekspert në Këshillin Atlantik dhe drejtor i lartë i Qendrës Rafik Hariri dhe Programeve të Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.

“Një javë më parë, (SHBA) po përqendronin të gjitha përpjekjet e tyre në negociimin e një armëpushimi 21-ditor në veri” në kufirin izraelito-libanez, u shpreh Wechsler. “Ata ishin në bisedime të përditshme me izraelitët rreth kësaj ideje – por ndërkohë që ata po bënin këto biseda, izraelitët po planifikonin operacionin për të vrarë Nasrallah. Dhe ata nuk i thoshin administratës së Bidenit se po e bënin këtë. Çdo shkallë besimi ra ndjeshëm pas kësaj përvoje të fundit.”

Përfshirja amerikane në një luftë potenciale Pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën, Netanyahu tha se “Irani bëri një gabim të madh sot – dhe do të paguajë për këtë”. Vëzhguesit politikë janë të shqetësuar se Izraeli mund të hakmerret duke gjuajtur raketa në objektiva në tokën iraniane. Kjo dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i luftimeve me Libanin mund të shndërrohet në një luftë në shkallë të gjerë me pasoja potencialisht katastrofike për rajonin dhe më gjerë. Wechsler është i mendimit, se një luftë e tillë do të bënte që Hezbollahu të godiste me qindra mijëra raketa drejt Izraelit, sasi të mjaftueshme për të thyer sistemin e famshëm të mbrojtjes Iron Dome të vendit. Gjithashtu, sipas tij, kjo do të bënte që edhe Irani të lëshonte po kaq shumë raketa drejt Izraelit, që mund të mposhtnin mbrojtjen ajrore të SHBA-së, të stacionuar në Izrael.

Video

Ku është eshtë parë ndonjëherë që opozita të bashkohet kundër qeverisë?! Merrni shembull nga Shqipëria

LDK shpalli fitoren në Prishtinë Përparim Rama i LDK, sipas kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka fituar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë me 51,5% të votave. Rama sipas Abdixhikut ka fituar ndaj kandidatit të VV Hajrullah Çeku. Abdixhiku tha se LDK ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në këto zgjedhje lokale duke fituar pesë komuna. Përkrahësit kanë shkuar në selinë e LDK-së duke thirrur "Përparim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke".

Presidenti sirian Ahmed Al-Shar’a dhe ministri i jashtëm Asaad Al-Shaibani luajnë basketboll me komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, dhe gjeneralbrigadierin Kevin Lambert.

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha shfaqet në stadium si mjek i ekipit të Elbasanit ende pa u mbyllur procesi zgjedhor. Videocredits: Reporter.al

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme