Bota 5 October 2024, 21:32 Nga VNA

Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund "propagandës" së medias shtetërore

Ndaje në Whatsapp
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund

Mijëra hungarezë u mblodhën të shtunën para televizionit shtetëror të vendit, për të protestuar kundër asaj që ata e quajtën si "makina e propagandës" e qeverisë dhe duke bërë thirrje për një shërbim publik të pavarur të medias. Protestuesit e partisë opozitare TISZA, thonë se televizioni shtetëror MTVA bën propagandë të njëanshme, duke u dhënë kohë televizive vetëm politikanëve nga partia dhe qeveria e kryeministrit Viktor Orban dhe analistëve që i bëjnë jehonë linjës së tyre. Partia e qendrës së djathtë TISZA, e udhëhequr nga Peter Magyar, një figurë e re në politikë, po paraqet sfidën më të madhe për nacionalistin e krahut të djathtë Orban që kur ai mori pushtetin në vitin 2010. Mijëra mbështetës të TISZA-s u mblodhën në Budapest me flamuj kombëtarë dhe pankarta ku shkruhej "Stop Propagandës" dhe duke thirrur "Nuk kemi frikë" dhe "është mbushur kupa" në tubimin e fundit masiv të thirrur nga zoti Magyar. “Mjaft me keqdashje, gënjeshtra, propagandë, durimi ynë është sosur" i tha ai turmës së mbledhur. "Televizioni publik që kemi sot në Hungari është një skandal global, mjaft." Zoti Magyar kërkoi që TV publik ta shfaqte protestën pa ndërhyrje në video. TISZA, një akronim hungarisht i emrit të partisë “Respekt dhe Liri” ka 39% mbështetje midis votuesve, krahasuar me 43% të partisë Fidesz të zotit Orbanit, sipas një sondazhi të muajit të kaluar. Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar në fillim të vitit 2026. Zoti Magyar, duke shfrytëzuar zhgënjimin në rritje të votuesve me Orbanin në një kohë kur ekonomia sapo po del nga një krizë inflacioni, ka premtuar të çrrënjosë korrupsionin, të rindërtojë mediat publike dhe të rivendosë kontrollet dhe balancat demokratike, për të cilat kritikët thonë se janë tkurrur gjatë qeverisjes së zotit Orban. Media publike shërben kryesisht si zëdhënëse e qeverisë, por edhe media private kontrollohet kryesisht nga aleatët e Fidesz të Orbanit. Qeveria ka mohuar cenimin e lirisë së shtypit. Raportuesja e Posaçme e OKB-së për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, Irene Khan, ka thënë se Hungaria ka “një mjedis mediatik të pashëndetshëm, ku pluralizmi, diversiteti dhe pavarësia e mediave vihen në pikëpyetje"

VOA

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme