Bota 8 October 2024, 22:51 Nga VNA

La detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri

Ndaje në Whatsapp
La detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg

Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Mynihut për Siguri, njërës prej platformave për të rëndësishme ndërkombëtare për politika të sigurisë.

Ai pritet të marrë këtë pozitë zyrtarisht pas konferencës së radhës, që do të mbahet në shkurt të vitit 2025.

Aktualisht shef i organizatës është Christoph Heusgen.

Për emërimin e tij është raportuar gjerësisht në javët e fundit, dhe tani lajmi është konfirmuar.

“Tërë jetën time politike ia kam dedikuar ruajtjes së paqes. Është nder i madh për mua që të shërbej si udhëheqës i Konferencës së Mynihut për Siguri, dhe të kontribuoj për misionin e saj ‘paqe përmes dialogut’”, ka thënë Stoltenberg përmes një deklarate.

Ai është larguar prej pozitës së shefit të NATO-s pas 10 vjetëve në atë rol, dhe ka qenë folës vazhdimisht në konferencë.

Konferenca e Mynihut për Siguri është themeluar më 1963.

Çdo shkurt, krerë shtetesh dhe kryeministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve, mblidhen në kryeqytetin e Bavarisë, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar politika të sigurisë.

“Me këtë reputacion botëror dhe eksperiencë të madhe, Jens do të udhëheqë konferencën, për ta bërë edhe më të rëndësishme në botë”, ka thënë Ëolfgang Ischinger, presidenti i Këshillit të Fondacionit, organ brenda Konferencës./rel

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme