Bota 10 Tetor 2024, 08:17 Nga VNA

Uragani i fuqishëm godet Floridan. Mbi 2 milionë familje pa energji elektrike, raportohen vdekje

Ndaje në Whatsapp
Uragani i fuqishëm godet Floridan. Mbi 2 milionë familje pa energji

Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe të regjistruar në oqeanin Atlantik që mbërrin në bregun perëndimor të Floridës, duke kërcënuar jetët e banorëve dhe me përmbytje të gjerë të zonave të ulëta.

Nëpërmjet një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden bëri thirrje mbrëmjen e së mërkurës që popullsia të ndjekë të gjitha udhëzimet e autoriteteve, ndërsa pritej që Florida të goditej nga stuhia më e rëndë e 100 viteve të fundit.

Megjithëse u dobësua nga një uragan i kategorisë 4 në një uragan të kategorisë 3, Presidenti Biden theksoi se uragani Milton mundet të shkaktojë shkatërrim të gjerë. Ai u bëri thirrje banorëve që nuk janë evakuar, të qëndrojnë në vendstrehime dhe dënoi përpjekjet për keqinformim në lidhje me përpjekjet e agjencive qeveritare.

"Është e dëmshme për ata që kanë nevojë për ndihmë", tha Presidenti Biden.

Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi të mërkurën se pavarësisht rënies së fuqisë së uraganit, "Miltoni mund të vazhdojë të ketë forcën e një uragani të madh dhe se do të mbetet i tillë përgjatë të enjtes ndërsa përshkon Floridan".

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, Miltoni lëvizi drejt verilindjes përgjatë Gjirit të Meksikës dhe iu afrua tokës përreth Gjirit të Tampës në Florida, të mërkurën vonë në mbrëmje.

Prej mëngjesit të së mërkurës, Milton ka lëvizur i shoqëruar nga erëra me shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej rreth 249 km/h.

 

Pse është aq i fuqishëm Milton?

 

Ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Gjirin e Meksikës këtë vit kanë nxitur rritjen e shpejtë të Miltonit. Ujërat në sipërfaqen e oqeanit kanë arritur temperatura rekord prej rreth 32 gradë Celsius gjatë dy sezoneve të fundit verore, sipas Administratës Kombëtare mbi Oqeanet dhe Atmosferën.

 

Zonat e evakuimit

 

Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi të detyrueshme për të paktën një pjesë të banorëve, që ndodhen në 15 nga 67 qarqet e Floridës, ose përgjatë pjesës më të madhe të bregut perëndimor.

Kjo përfshin shumë prej 3.1 milionë banorëve që jetojnë në zonën metropolitane të Tampës, një grup i dendur komunitetesh përgjatë bregdetit dhe në ishujt e Gjirit të Tampës, i cili nuk ka qenë në gjurmët e një uragani prej më shumë se një shekulli.

Edhe pse banorët e Floridës janë mësuar me uraganet, shumë zyrtarë shtetërorë dhe lokalë i kanë paralajmëruar ata se Miltoni mund të jetë uragani më i fuqishëm që ata kanë parë.

Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, e ka thënë hapur se "kushdo që nuk evakuohet nga zonat e ulëta, do të vdesë".

Ekspertët parashikuan erëra shkatërruese e reshje të dendura që mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në pjesën më të madhe të Floridës qendrore.

 

Krahasimi mes Miltonit dhe uraganit Helen?

 

Shumë nga komunitetet që preken nga Miltoni u goditën muajin e kaluar nga uragani Helene dhe ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat e tij. Uragani shkaktoi vdekjen e më shumë se 200 personave e përmbytje katastrofike kryesisht në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut dhe në lindje të Tenesit.

Në momentin më intensiv të tij, uragani Helene ishte një stuhi e kategorisë 4, me erëra të qëndrueshme prej rreth 220 km/h. Milton e kapërceu me shpejtësi atë, duke u bërë një stuhi e kategorisë 5 brenda disa orësh me erëra të qëndrueshme prej 285 km/h.

Të mërkurën Milton u dobësua disi, duke u ulur në një uragan të kategorisë 4 dhe më tej në kategorinë 3.

 

Pesë uraganët më të fuqishëm të Atlantikut?

 

Milton është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik. Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte Wilma në vitin 2005, ndjekur nga Gilbert në vitin 1988, ai që njihet si uragani i Festës së Punës, i vitit 1935, si dhe Rita në vitin 2005./VOA

Video

Disa qindra fermerë u mblodhën sot përpara Asamblesë Kombëtare në Paris për të protestuar kundër marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Mercosur-it. Gjatë protestës, fermerët ndërmorën një veprim simbolik duke derdhur rreth 25 tonë patate përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, si shenjë kundërshtimi ndaj politikave që, sipas tyre, rrezikojnë seriozisht bujqësinë vendase franceze. Protestuesit shprehën shqetësimin se marrëveshja me Mercosur-in do të lehtësonte importin e produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, të cilat prodhohen me standarde më të ulëta mjedisore dhe sociale, duke krijuar konkurrencë të padrejtë për fermerët evropianë.

Këto janë momentet e arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ai arriti t’i shpëtojë policëve që e shoqëronin në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ai ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen: “Nëse duhet të zgjedhim mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës këtu dhe tani, ne zgjedhim Danimarkën. Ne zgjedhim NATO-n. Ne zgjedhim Mbretërinë e Danimarkës. Ne zgjedhim Bashkimin Evropian.”

“E bëra njëherë me Lulin dhe e patë të gjithë se si shkoi”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme