Bota 6 August 2025, 11:53 Nga VNA

Nga ferri i Hiroshimës tek paralajmërimi për botën: “Jemi më afër se kurrë”

Ndaje në Whatsapp
Nga ferri i Hiroshimës tek paralajmërimi për botën:

Në përvjetorin e 80-të të bombardimit atomik të Hiroshimës, një nga të mbijetuarit e asaj tragjedie, Toshiyuki Mimaki, ka përcjellë një mesazh të fortë kundër armëve bërthamore dhe kërcënimeve që vazhdojnë të rëndojnë mbi botën edhe sot.

Toshiyuki Mimaki, sot 83 vjeç, ishte vetëm tre vjeç kur më 6 gusht 1945, Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës. Ai është një nga zërat më të fuqishëm në lëvizjen globale për çarmatimin bërthamor dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2024, si përfaqësues i organizatës Nihon Hidankyo.

Në një intervistë të publikuar nga “Sky News”, Mimaki theksoi se rreziku bërthamor nuk është zbehur, përkundrazi:

“Tani është epoka më e rrezikshme. Rusia mund ta përdorë një armë bërthamore, Kina mund ta përdorë, Koreja e Veriut po ashtu. Dhe presidenti Trump? Nuk po shohim ndryshim.”

Ai kujton momentet e tmerrshme të asaj dite, edhe pse ishte ende fëmijë:

“Nuk dëgjova shpërthim. Thjesht një shkëndijë si vetëtimë. Pasdite, njerëzit nisën të dilnin – të djegur, me rroba të grisura, disa pa këpucë, të gjithë kërkonin ujë.”

Bombardimi atomik i Hiroshimës shkatërroi rreth dy të tretat e qytetit dhe vrau mbi 70 mijë persona menjëherë. Vetëm tre ditë më pas, një tjetër bombë u hodh mbi Nagasaki. Deri në fund të vitit 1945, numri i të vdekurve nga të dy qytetet arriti në rreth 210 mijë. Efektet e rrezatimit vijojnë të ndihen edhe sot, ndërsa shumë nga të mbijetuarit jetojnë me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike.

Mimaki, tashmë bashkëkryetar i Nihon Hidankyo – shoqata kombëtare e të mbijetuarve të bombave atomike – i bën thirrje botës të mos harrojë dhe të mos lejojë përsëritjen e tragjedisë:

“Vazhdimisht e kemi thënë: një botë pa luftë, pa armë bërthamore. Por askush nuk dëgjon. Mesazhi im është i qartë: nuk duhet të krijojmë më kurrë një  Hibakusha-n.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme