Bota 5 August 2025, 13:32 Nga VNA

8 miliardë ton plastikë pushtojnë planetin. Në rrezik shëndeti i fëmijëve

Ndaje në Whatsapp
8 miliardë ton plastikë pushtojnë planetin. Në rrezik

Studimi i revistës mjekësore The Lancet tregon se që nga viti 1950 prodhimi i plastikës është rritur 200 herë, duke arritur sot në 460 milionë ton në vit, dhe parashikohet të shkojë në 1 miliard ton në vit deri në vitin 2060.

Kjo ka sjellë një emergjencë globale: më shumë se 8 miliardë ton plastikë ndodhen tashmë në mjedis – nga Everesti deri në fundet e oqeaneve. Vetëm 10% e saj riciklohet.

Kostoja shëndetësore e ndotjes nga plastika është vlerësuar në 1.500 miliardë dollarë në vit, dhe më të prekurit janë fëmijët dhe të porsalindurit, të cilët rrezikojnë probleme të mushkërive, infertilitet, defekte lindjeje dhe madje tumore.

Mikroplastikat janë më të rrezikshmet, sepse futen në trup përmes ushqimit, ujit dhe ajrit – dhe janë zbuluar në gjak, tru, placentë dhe kocka.

Takimi vendimtar në Gjenevë

Nesër në Gjenevë nis faza përfundimtare e negociatave të OKB-së për një traktat global kundër ndotjes nga plastika. Mbi 170 delegacione do të përpiqen të arrijnë marrëveshje deri më 14 gusht, por bllokada nga vendet prodhuese të naftës ka penguar progresin deri tani.

Sipas ekspertëve të OKB-së dhe Greenpeace, duhet të reduktohet prodhimi i plastikës me 75% deri në vitin 2040, sepse riciklimi nuk mjafton. Mbi 98% e plastikës prodhohet nga nafta, gazi dhe qymyri, duke çliruar 2 miliardë ton CO2 në vit – më shumë se gjithë Rusia.

Apeli i shkencëtarëve: Veproni tani

Pediatri amerikan Philip Landrigan, autor i studimit të The Lancet, paralajmëron:

“Plastika po dëmton fëmijët dhe po gjeneron kosto të pallogaritshme për shoqërinë. Duhet të veprojmë menjëherë.”

 

 

 

 

 

 

 

Video

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme