Bota 5 August 2025, 16:06 Nga VNA

Britania dhe Franca nisin kthimin e emigrantëve me gomone

Ndaje në Whatsapp
Britania dhe Franca nisin kthimin e emigrantëve me gomone

Një marrëveshje e arritur mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për kthimin e emigrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit me anije të vogla ka hyrë në fuqi ditën e sotme, bëri të ditur Ministria e Brendshme britanike. Marrëveshja është rezultat i negociatave mes kryeministrit britanik Keir Starmer dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të zhvilluara muajin e kaluar. Teksti përfundimtar u nënshkrua nga të dy qeveritë javën e kaluar.

Sipas marrëveshjes, emigrantët që mbërrijnë në brigjet britanike dhe që konsiderohen të papërshtatshëm për azil mund të ndalohen dhe të kthehen në Francë. Në këmbim, Britania e Madhe do të pranojë një numër të barabartë emigrantësh nga Franca, të cilët do të kenë mundësinë të aplikojnë për azil përmes një platforme online. Prioritet do t’u jepet shtetasve nga vende me rrezik të lartë për trafikim dhe personave që kanë lidhje familjare në Britani.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 25,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin me gomone deri në fund të korrikut të këtij viti – shifër rekord për këtë periudhë të vitit. Qeveria britanike është përballur me rritje të ndjeshme të tensioneve të brendshme dhe protestave, ku në disa raste demonstratat jashtë hoteleve që strehojnë kërkues azili janë përshkallëzuar në dhunë. Kryeministri Starmer ka theksuar se marrëveshja përfaqëson një arritje të rëndësishme diplomatike në përpjekjet për menaxhimin e kufijve dhe emigracionit.

Megjithatë, marrëveshja ka nxitur kritika në të dy anët e Kanalit. Disa zyrtarë francezë e kanë quajtur skemën tepër të favorshme për Britaninë, ndërsa partia e djathtë ekstreme britanike Reform UK, e udhëhequr nga Nigel Farage, e ka konsideruar të pamjaftueshme për mbrojtjen e kufijve kombëtarë.

Në vijim të masave për të ndaluar emigracionin e parregullt, qeveria britanike ka njoftuar se promovimi në rrjetet sociale i rrugëve të rrezikshme të kalimit të Kanalit do të konsiderohet vepër penale. Projektligji për sigurinë kufitare, i cili po shqyrtohet aktualisht në Parlament, parashikon që individët që reklamojnë apo nxisin këto kalime të paligjshme të mund të ndëshkohen me gjoba dhe deri në pesë vjet burg.

Sipas një analize të Ministrisë së Brendshme britanike, rreth 80% e emigrantëve që kanë mbërritur me anije të vogla kanë deklaruar se janë orientuar përmes rrjeteve sociale gjatë gjithë procesit të kalimit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme