Kronika 14 March 2025, 14:08 Nga VNA

U dyshuan për spiunazh në Uzinën e Armëve Gramsh, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim

Ndaje në Whatsapp
U dyshuan për spiunazh në Uzinën e Armëve Gramsh, Gjykata i

Tre të huajt, dy shtetas rusë dhe një Ukrainës po hetohen nga organi i akuzës nën dyshimet se po kryenin spiunazh.

Aktualisht Gjykata e Elbasanit i ka kthyer për plotësim hetimesh prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarakë.

Prokurori Kreshnik Ajazi po heton tre shtetasit e huaj për kryer veprat penale “Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj,” i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”. Svetlana Timofeeva, Mikahil Zorin të moshave 34 dhe 23 vejcc dy shtetas rusë si dhe Fedir Alpatov 24 vjec ukrainas, u arrestuan në datë 20 gusht të vitit 2022 pas nje incidenti që u shënua brenda rrethimit të ish uzinës së armëve në Gramsh.

Pasi u arrestuan ata thanë se janë blogerë të apasnionuar pas godinave të braktisura dhe objekteve ushtake për këtë arsye vizituan uzinën në Gramsh, duke mohuar të jenë spinunë.

Prokuroria ngriti dyshimet për spiunash me pretendimin se të tre ata kishin ardhur në vendin tonë për të mbledhur informacione ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.

Tre të huajt po hetohen nga organi i akuzës pa masë sigurie.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme