Kronika 13 March 2025, 19:56 Nga VNA

SPAK urdhërarrest edhe për të dashurën e Safet Bajrit, largoi autorët pasi vranë Fatbardh Licin

Ndaje në Whatsapp
SPAK urdhërarrest edhe për të dashurën e Safet Bajrit,

5 ditë pas arreastimit të Safet Bajrit, SPAK ka urdhëruar prangosjen e të dashurës së tij E.A, pasi rezulton e implikuar në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër. Ndaj saj është caktuar masa e arrestit me burg për akuzat e përkrahjes së autorit të krimit dhe krijim të kushteve për të kryer vrasje.

Vajza ka patur rol aktiv në atentatin e gushtit 2018 ndaj Licit pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim, ndërsa dyshohet se ka larguar nga vendngjarja autorët e dyshuar të vrasjes Safet Bajrin e Astmer Bilalin.

SPAK urdhëroi arrestimin e Safet Bajrit pak javë më parë, ndërsa firmosi urdhër arrest të ri për Behar Bajrin e Astmer Bilalin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme