Kronika 12 March 2025, 13:51 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, 35 vite burg për autorin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, 35 vite burg për autorin

Gjykata e Apelit të Posaçëm dënon me 35 vite burgim në mungesë Jemin Sherën, i cili konsiderohet si organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia në afërsi të Piramidës.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur

pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin

Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në

bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe

prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në

formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të

parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”

.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva

Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës

penale “Vrasja me paramendim”

, e kryer për interes, në bashkëpunim, në

kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar

nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe

në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për

kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve

shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit

të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4

dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të

K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën

akuzohet.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës

penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i

Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite

burgim.

4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin

Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite

burgim.

5. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me

burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.alsë lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara provë

materiale, te bashkohen me fashikullin e gjykimit.

7. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit

përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i

ngarkohen të pandehurit të deklaruar fajtor me këtë vendim.

8. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve,

duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 12.03.2025

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme