Kronika 11 March 2025, 22:24 Nga VNA

Gazetarja Lala: Erion Veliaj është përgjuar pasi është transferuar në burgun e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Lala: Erion Veliaj është përgjuar pasi është

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Open” në News24 tha se pjesë e provave që kanë dorëzuar sot prokurorët për Erion Veliajn, është edhe një përgjim që i është bërë pasi është çuar në qelinë e burgut në Durrës. Sipas Lalës, përgjimet kanë treguar se Veliaj jo vetëm mund të intimidojë por edhe të vërë në rrezik edhe në marrjen e provës.

“Ajo çfarë ka qenë surprizë për avokatët janë disa përgjime. Veliaj është përgjuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Më 12 shkurt iu komunikua akuza dhe më 13 shkurt, sipas urdhrit, Veliaj u transferua në pparaburgimin e Durrësit, ku i janë bërë përgjime ambientale të autorizuara nga prokuroria.

Zoti Veliaj është përgjuar jo vetëm me vëllain, por edhe me persona të tjerë. Këto sipas prokurorisë, kanë qenë tentativë të zotit Veliaj për të intimiduar hetuesit, por edhe prokurorët e posaçëm dhe njerëzit e drejtësisë. Është një çështje diskrete dhe më duhen të dhëna për ta sqaruar më gjatë. Por fakti që janë përgjime të autorizuara dhe janë shoqëruar me veprime konkrete. Porositë që ka dhënë Veliaj për persona të tretë janë zbatuar pikë për pikë, tregojnë faktin se Veliaj mund të tentojë ushtrojë ndikim apo presion ndaj dëshmitarëve dhe të ndikojë në vullnetin e tyre.

Për këtë aspekt, prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës” - tha Lala.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme