Kronika 10 March 2025, 12:25 Nga VNA

Apeli i Posaçëm prova të reja për Veliajn. Çfarë do të ndodhë në seancën e nesërme në Gjykatën e Apelit?

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posaçëm prova të reja për Veliajn.

Ajola Xoxa u largua nga godina e Apelit të Posaçëm. Seanca për shqyrtimin e ankimit të saj kundër sekuestrimit të dy llogarive bankare u shty për të mërkurën. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka kërkuar kohë për t’u njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.

Nesër, në Gjykatën e Apelit, do të mbahet seanca për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj masës së arrestit me burg.

Mesa duket, prokurorët e posaçëm kanë përgatitur prova të reja për t’i paraqitur në seancën e nesërme, e cila pritet të jetë e tensionuar për disa arsye. Nëse gjyqtari Engert Pellumbi, i cili do të shqyrtojë këtë çështje, merr vendimin për ta lënë ende në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndoshta Erion Veliajt do t’i duhet të shtojë emrat në listën e sulmeve publike, pas prokurorit Olsi Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani.

Engert Pellumbi është gjyqtari që vulosi edhe vendimin për kryetarin e PD, Sali Berisha, vendim që ende sulmohet nga kjo parti, duke e akuzuar si njeri të lidhur me qeverinë. Sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga personazhe të njohur të politikës nuk janë më një fenomen i ri. Megjithatë, në pjesën dërrmuese, prokurorët dhe gjyqtarët kanë ruajtur profesionalizmin duke mos u përfshirë në debatet e politikës së ditës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme