Kronika 8 March 2025, 13:08 Nga VNA

Tiranë/Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ndaje në Whatsapp
Tiranë/Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave

Finalizohet operacioni policor i koduar "Escape", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”, për llogari të DVP Lezhë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Escape", si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit:

- K. K(P)., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme