Kronika 7 March 2025, 14:31 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronës së ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronës së

Në mars të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sekuestroi një vilë në zonën e Palasës, e cila dyshohet se është në pronësi faktike të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Megjithëse vila ishte regjistruar në emër të një personi tjetër, hetimet e SPAK sugjeruan se ajo i përkiste ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Në maj të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Elda Dinaj, shoqe e Albina Mançkës, për heqjen e masës së sekuestros mbi këtë vilë, duke lënë në fuqi masën e sekuestros preventive.

Këto veprime janë pjesë e hetimeve të SPAK ndaj Arben Ahmetajt, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Sot,  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare znj. Saida Dollani, sot më 07.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 63, datë 27.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 189, datë 07.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar - disponuar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesja E.D., ndaj vendimit nr. 449 akti, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen/ndryshimin e masës së sigurimit pasuror, dhe vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 449, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme