Kronika 7 March 2025, 10:07 Nga VNA

Arrestohen 3 persona/ Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së kokainës në Divjakë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen 3 persona/ Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së

Një grup i strukturuar kriminal, i përfshirë në shitjen e dozave të kokainës, është goditur nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Zona”. Pas një hetimi gjashtëmujor, tre persona janë vënë në pranga, ndërsa dhjetë të tjerë janë shoqëruar për verifikime.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë vëllezërit A. P., 30 vjeç dhe M. P., 32 vjeç, të cilët konsiderohen si organizatorët kryesorë të aktivitetit kriminal, si dhe shtetasi O. L., 31 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit V. Rr. dhe S. B., ndërsa më herët, gjatë hetimeve, është arrestuar shtetasi E. T.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar dhjetëra doza kokaine, tre armë gjahu, një armë sportive, një armë të ftohtë, municion luftarak, dy peshore elektronike si dhe shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekë, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Hetimet për këtë grup vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për të përcaktuar përgjegjësinë penale të 10 personave të tjerë të shoqëruar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme