Kronika 6 March 2025, 10:15 Nga VNA

Rama ndryshon mendim: Kam shumë respekt për Altin Dumanin

Ndaje në Whatsapp
Rama ndryshon mendim: Kam shumë respekt për Altin Dumanin

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respekt për kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke theksuar se i ka dhënë mbështetje publike kundër atyre që përpiqen ta vënë nën presion. Në një prononcim të fundit, ai theksoi se Reforma në Drejtësi është meritë e mazhorancës dhe jo e atyre që, sipas tij, u “tërhoqën zvarrë” për ta votuar.

"Reformën në drejtësi e bëri ky që sheh këtu bashkë me ata që e shkruajtën raformën në drejtësi dhe me ata që e votuan me vullnet të plotë jo ata që erdhën zvarrë për ta votuar. Se Altin Dumani për të cilin kam shumë respekt për hir të së vërtetës, të cilit ia kam shprehur publikisht solidaritetin kundër të gjithë qenërisë që i turret për ta vënë në presion ka qenë aty prokuror i Republikës së Shqipërisë, edhe ata të tjerët, por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë more zotëri dhe e përdorte për hesapet e veta", tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se proceset e hetimeve, arrestimeve dhe gjykimeve të zyrtarëve të lartë nuk do të ishin të mundura pa ndërhyrjen e tij dhe të Partisë Socialiste.

“Dita e arrestimeve, gjykimeve, hetimeve të personave me pushtet politik, qofshin ministra, kryetarë bashkie apo ish-zyrtarë, nuk do të vinte kurrë pa mua dhe pa PS. Po të vinte, do të kishte ardhur që nga viti 1912. Nga 1912 deri kur unë dhe PS bëmë reformën në drejtësi, as ti, as yt atë, as gjyshi, as stërgjyshi që kanë jetuar në këtë vend nuk do të kishin parë asgjë nga ato që po shohin sot. Vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë në duart e pushtetit politik duke goditur kë ka pasur oreks të godasë. Këtu ka ndodhur, imagjino të ndodhte sot që të mblidhej këtu posht dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar dhe të qëlloheshin më plumba dhe të vdisnin 4 vetë të pafajshëm, të parrezikshmë. Dhe prokurori, imagjino SPAK të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin dhe unë t’i jepja urdhër Drejtorit të Policisë, hec, nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK. Kjo ka ndodh në Shqipëri morë miku im jo para 100 vjetësh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë. Si shpjegohet kjo që tani duket e pamundur. Na ra nga qielli kjo? Apo e solli Amerika me aeropolan apo Europa me vapor." tha Rama

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme