Kronika 5 Mars 2025, 21:34 Nga VNA

Prokuroria e Durrësit ankohet se iu deshën 3 muaj për të gjetur laborator për mbetjet

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Durrësit ankohet se iu deshën 3 muaj për të

Në një deklaratë për mediat Prokuroria e Durrësit tha se priti tre muaj Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit për të identifikuar një laborator të aftë që mund të kryente analizat e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme që dyshohet se u eksportuan ilegalisht nga Shqipëria.

Prokuroria e Durrësit reagoi të mërkurën në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga organizata mjedisore për vonesa në hetimin e çështjes së mbetjeve të dyshuara të rrezikshme që u rikthyen në Durrës para 12 javësh, pas një tentative të dështuar eksportimi drejt Tajlandës që dyshohet si e paligjshme.

“Në mungesë të infrastrukturës dhe mjeteve të posaçme për kryerjen e gjithë zinxhirit të proceseve sipas praktikave ndërkombëtare, i jemi drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit me qëllim identifikimin e laboratorëve privatë që operojnë në Shqipëri që kanë  ekspertizë në testimin e substancave të tjera të rrezikshme dhe që plotësojnë një sërë kriteresh të përgjithshme dhe specifike”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Reagimi i prokurorisë erdhi pasi BAN ngriti një ditë më parë shqetësim për vonesat në hetim dhe mungesën e transparencës.  “Nuk jemi të sigurt as nëse mostrat janë marrë dhe analizat kanë filluar,” tha zoti Jim Puckett nga BAN. “Nëse ka filluar, është shqetësuese që mostrat nuk janë marrë publikisht dhe pa ndjekur protokollet e duhura dhe zinxhirin e ruajtjes së provave”, shtoi ai.

Në reagim prokuroria pretendoi se vonesat vinin për shkak të kërkimit të një laboratori të përshtatshëm. Prokuroria bëri me dije se vetëm sëfundmi ishte bërë e mundur identifikimi i laboratorit që plotësonte kriteret e kërkuara.

“Aktualisht është identifikuar laboratori që plotëson dhe ka infrastrukturën për garantimin e respektimit të të gjitha protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare dhe shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave”, thuhet në reagim.  Prokuroria tha po ashtu se në pamundësi të marrjes së dëshmisë nga përfaqësuesi i Basel Action Network, BAN, Jim Puckett për shkaqe procedurale, ishte administruar një e-mail prej këtij të fundit.

Mbetjet e dyshuara të rrezikshme u eksportuan fillisht nga Shqipëria drejt Tajlandës, por pasi rasti u ekspozua në publik, anija u kthye pas në Portin e Durrësit, ku mbërriti në 28 tetor 2024. Pasi u shkarkuan në Durrës mbetjet u vunë nën sekuestro nga prokuroria, e cila kishte nisur më herët hetim në lidhje me këtë çështje.  Por 12 javë pas këtij procesi, ekspertiza për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me lëndë të rrezikshme ende nuk është arritur të kryhet.

BIRN gjeti, në një investigim të mëparshëm, se rasti i denoncuar nga BAN për eksport të mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, është vetë një prej disa eksporteve të kësaj natyre. BIRN gjeti se të paktën 20 mijë ton mbetje të rrezikshme u eksportuan jashtë Shqipërisë që nga viti 2020 për shkak se autoritetet dështuan të ushtronin kontroll./BIRN/

 

Video

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme