Kronika 5 March 2025, 19:01 Nga VNA

U vetëdorëzua sot në polici, GJKKO cakton masën "arrest me burg" për avokatin Radovan Çela

Ndaje në Whatsapp
U vetëdorëzua sot në polici, GJKKO cakton masën "arrest

Pas vetëdorëzimit në polici të avokatit Radovan Çela është ekzekutuar edhe vendimi i GJKKO që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Çela dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se avokati u dorëzua paraditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Toyota Auris, në kuadër të së cilës u arrestua dhe drejtuesi i prokurori i Vlorës, Aurel Zarka.

Avokati akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Nga përgjimet e Sky EÇ ai akuzohet se në bashkëpunim me oficeren Erjona Daupaj dhe Zarkën si dhe biznesmenin Astrit Vladi kanë ndikuar njerëz të drejtësisë për të dhënë një vendim favorizues për të pandehurit e akuzuar për trafikimin e 3.4 mln euro që u bllokuan në Portin e Durrësit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme