Kronika 4 March 2025, 20:42 Nga VNA

SPAK kërkon gjykimin e kryetarit të Bashkisë Tropojë për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon gjykimin e kryetarit të Bashkisë Tropojë

Prokuroria akuzon kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi dhe zëvendësin e tij, Abedin Kërrnaja se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë procesit të hapjeve të rrugëve, duke shkaktkuar një dëm prej 277 milionë lekë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 4 mars paraqitjen për kalimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërrnaja, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas SPAK, Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime dhe mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

SPAK vëren se për kryerjen e punimeve, kompania e interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës. Kjo, pasi të verifikohej plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi, sipas parashikimeve ligjore për këto lloj punimesh. Gjithashtu, SPAK shprehet se Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e raportit të vlerësimit për ndikimin në mjedis dhe me Ministrinë e linjës për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit.

Prokuroria vlerëson se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277 milionë lekësh. Sipas prokurorisë, kjo ka ardhur si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të kryera në bashkëpunim nga Byberi dhe Kërrnaja./BIRN/

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme